Në periudhën nga 24.08-30.08.2019, është raportuar për 5 raste të reja të fruthit.

Katër raste janë nga Strumica ndërsa një nga shkupi. Të gjithë të prekurit i përkasin grupmoshës mbi 20 vjet. Një nga të prekurit është i pa vaksinuar, për 2 nuk ka të dhëna, ndërsa dy të tjerët kanë pranuar dy dozat e vaksinës.

Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 30.08.2019, në Republikën e Maqedonisë së Veriut gjithsej janë regjistruar 1.900  raste të fruthit, me një incidencë 91,8/100 000 banorë.

Epidemi të fruthit ka në territorin e gjithë Republikës së Maqedonisë së Veriut.

 

Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 24 qytete në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga të cilat 996 në Shkup, ndërsa incidencë  më e lartë është regjistruar në Strugë 165,1/100.000.

Mosha e të prekurve sillet nga 1 muaj deri më 63 vjet. Numri më i madh i të sëmurëve  janë në moshë mbi 30 vjet-853 (44,8%), ndërsa incidence më e lartë 1.390,5/100.000 banorë tek fëmijët nën 1 vjet. (Grafiku 1)

Sipas statusit të vaksinimit, 1.529 ose 80,5%e të sëmurëve janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinimit ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal.

Nga të gjitha rastet e fruthit, 851 ose 44,8% janë shtruar në spital, ndërsa tek303 (15,9%) ka pasur komplikacione.

Nga numri i rasteve të regjistruara, 34,8% janë konfirmuar në laborator, 36,5% kanë lidhje epidemiologjike, ndërsa 28,7% janë me pasqyrë klinike të fruthit.

Deri më tani në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 36.470 persona.

 

Që nga fillimi i epidemisë në Qendrat e shëndetit publik janë vaksinuar edhe 6.205 persona nga të cilët rreth 60% janë punonjës shëndetësor, studentë ose nxënës të shkollave të mesme.

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

ISHP Shkup