Në periudhën nga 16.03-22.03.2019, janë raportuar gjithsej 104 raste të fruthit (të vërtetuara në laborator dhe me lidhje epidemiologjike).
Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 74 janë nga Shkupi, nga të cilët 60,8% janë të pavaksinuar, nuk kanë pranuar të dy dozat e vaksinës ose për të cilët nuk ka të dhëna për vaksinimin.
30 rastet e tjera janë në 9 qytete të Maqedonisë:
– në Kumanovë janë raportuar 10 raste – 8 prej të cilëve të janë të pavaksinuar, që nuk i ka pranuar të dyja dozat e vaksinës ose për të cilët nuk ka të dhëna për statusin vaksinal ;
- në Tetovë7 raste, 6 prej të cilëve të janë të pavaksinuar, që nuk i ka pranuar të dyja dozat e vaksinës ose për të cilët nuk ka të dhëna për statusin vaksinal ;
- në Dibër- 3 raste 2 prej të cilëvetë pavaksinuar;
- nëStrugë , Kërçovë, Ohër dhe Gjevgjeli nga 2 raste, 6 pa të dhëna për vaksinimin;
- nga 1 rast në Veles dhe në Shtip (nuk ka të dhëna për statusin vaksinal).
Që nga fillimi i epidemisë në Shkup në dhjetor të vitit 2018, deri më 22.03.2019, gjithsej janë regjistruar 659 raste të fruthit, 522 kanë lidhje me epideminë në Shkup.
Sipas vendit të banimit raste të fruthit janë raportuar në 18 qytete në Republikën e Maqedonisë së Veriut janë regjistruar gjithsej 659 raste të fruthit, nga të cilat 469 në Shkup, 57 në Tetovë, 46 në Kumanovë, 18 në Gjevgjeli, 12 në Strugë dhe Dibër, 10 në Veles, 9 në Gostivar, 7 në Kërçovë, 4 në Koçan, ndërsa në 8 qytetet e tjera janë regjistruar raste sporadike (Grafiku 1).
Incidencë më e lartë është regjistruar në Shkup (75,9/100.000), Gjevgjeli (52,3/100.000) dhe Gostivar (43,2/100.000).
Për momentin epidemi aktive ka në katër rajone shëndetësore (Shkup, Tetovë, Kumanovë dhe Gjevgjeli).
Numri më i madh i të sëmurëve 265 (40,2%) janë fëmijë në moshë nga 0 deri më 4 vjet. Numër i madh i të sëmurëve është regjistruar edhe tek grupmoshat më të mëdha, personat mbi 30 vjet – 257 (39%), ndërsa tek personat nga 20-29 vjet me 12,6%.
Gjithsej nga 140 të sëmurë nga 1-4 vjet, 127 ose 90,7% janë të pa vaksinuar, nga gjithsej 340 të sëmurë në moshë mbi 20 vjet, 233 ose 68,5% janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, ose për to nuk ka të dhëna për vaksinimin.
Nga gjithsej 659 raste të fruthit, numri më i madh – 334 ose 50,7% janë të vërtetuara në laborator, 164 ose 24,9% kanë lidhje epidemiologjike, ndërsa 161 raste 0se 24,4% janë me pasqyrë klinike të fruthit.
Që nga fillimi i epidemisë, në Shkup janë vaksinuar gjithsej 11.052 fëmijë deri në moshën 14 vjet të cilët i nënshtrohen vaksinimit. Në pjesën tjetër të vendit numri i përgjithshëm i fëmijëve të vaksinuar me dozën parë dhe të dytë të vaksinës deri në moshën 14 vjet është 6.200.
Që nga fillimi i epidemisë në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 17.252
Sektori për kontrol dhe parandalim të sëmundjeve infektive
ISHP Shkup