Dhjetor 2015
 
Në kuadër të detyrimeve të rregullta për mbikëqyrje të shëndetit publik të popullsisë në Republikën e Maqedonisë, Instituti i shëndetit publik përgatiti këtë informacion që ka për qëllim informimin e drejtë dhe në kohë të popullatës dhe propozim masat për zvogëlimin e  rreziqeve ndaj shëndetit si pasojë e ndotjes së ajrit që ka një tendencë të rritjes.
Këtë vit, si edhe vitet e kaluara, me fillimin e sezonit të ngrohjes  po fillojmë një periudhë të episodeve të shpeshta të përqendrimeve të larta të materieve ndotëse në ajër, para së gjithash  grimcave РМ-10 dhe grimcave 2.5.  Pothuajse në të gjitha pikat matëse të rrjetit të stacioneve matëse të Ministrisë të mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor përqendrimet e këtyre grimcave (РМ-10) janë për disa herë mbi mesataren e lejuar prej mikrogram/ m 3. Gjendja është më alarmante në Shkup, Tetovë dhe Manastir. Gjatë javës së kaluar (04-08.12)përqendrimet ditore mesatare të këtyre grimcave në Tetovë kanë qenë  nga 246 deri më 387 mikrogram, në Manastir nga 54 deri më 222 mikrogram, ndërsa në Lisiçe (Shkup) nga 18 deri më 208 mikrogram/ m 3
Burimet më të mëdha të ndotjes së ajrit në vendin tonë janë: proceset e prodhimit të energjisë elektrike me përdorimin e lëndëve djegëse të ngurta – qymyri dhe atyre në gjendje të lëngët, proceset prodhuese industriale, gazrat që lirohen nga automjetet, si dhe tymi që lirohet gjatë ngrohjes së amvisërive dhe kapaciteteve administrative gjatë periudhës së dimrit. Pjesëmarrja e këtyre burimeve në lirimin ne substancave të ndryshme ndotëse është e ndryshme. Sa i përket oksideve të azotit dhe dioksidit të sulfurit rol më të madh ka prodhimi i energjisë elektrike dhe asaj për ngrohje, ndërsa sa i përket lirimit të grimcave PM10 dhe monoksidit të karbonit  - trafiku dhe ngrohja e amvisërive dhe objekteve administrative dhe kompanive të tjera. Në qytete burim shtesë i ndotjes janë edhe aktivitetet ndërtimore gjatë të cilave lirohen sasi të mëdha të pluhurit, pastaj gazrat që lirohen nga deponitë (Tetovë).
Në Tetovë janë evidente përqendrimet e larta të grimcave në ajër, qytet ky që ka një dendësi të madhe të popullsisë (330 banorë në një km2, me trafik të dendur, urbanizim joadekuat dhe me një rritje të aktiviteteve ndërtimore, një numër të madh të kapaciteteve prodhuese, ndërsa në afërsi të qytetit ndodhen edhe kapacitetet prodhuese të Silmak dhe Teteks të cilat bashkë me faktorët urban siç është trafiku i dendur, ngrohjen individuale të amvisërive dhe aktivitete ndërtimore) që kontribuojnë në ndotjen e ajrit. Edhe topografia   ka një ndikim të madh sepse në fushëgropat vjen deri te paraqitja e mjegullës, nuk ka rrymim të mjaftueshëm të ajrit që do e largonte ajrin e ndotur, por ka edhe inversion të temperaturës me ç’rast materiet ndotëse mbeten në ajër për një kohë më të gjatë.  
Efektet ndaj shëndetit
Edhe pse organ primar i cili vuan nga ndotja e ajrit janë mushkëritë dhe organet e sistemit të qarkullimit të gjakut, pothuajse nuk ekziston organ i cili nuk vuan nga pasojat e ndikimit të përqendrimeve të larta të grimcave në ajër dhe tek të ashtuquajturat grupe vulnerable (fëmijët nga 0-5 vjet, personat e moshuar, personat me sëmundje kronike, të sëmurët nga astma, personat që punojnë në mjedise të hapura, por edhe duhanpirësit) rreziku nga shfaqja e dëmtimeve të rënda në zemër rritet për 3-4 herë.
Me pjesëmarrje të profesionistë të Bankës Botërore në analizën e të dhënave ekologjike dhe dëshmive mjekësore për lidhshmërinë e ndotjes së ajrit dhe pasojat për shëndetin, në Institutin e shëndetit publik është përllogaritur se rreth 1350 vdekje në vit në vendin tonë, por edhe me mijëra ditë produktive të humbura janë si pasojë e ndotjes së ajrit me grimca. Për çdo ditë njerëzit vuajnë edhe nga sëmundjet e organeve të frymëmarrjes ( astma, bronkiti kronik, etj) të cilat janë shkak për humbjen e shumë mijëra viteve produktive të jetës. Ndotja me grimca ekonominë e Maqedonisë në vitin 2011 e ka dëmtuar për rreth 253 milion euro ose 3,2 përqind të PBB (si rezultat i numrit të madh të vdekjeve të parakohshme, shpenzimeve në shëndetësi, produktivitetit të zvogëluar të popullatës dhe mungesave në vendin e punës).