Në periudhën nga 10-16.05.2019, janë raportuar gjithsej 134 raste tëfruthit (të vërtetuara në laborator dhe me lidhje epidemiologjike). Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 48 janënga Shkupi, ndërsa 86 rastet e tjera janë nga 10 qytete të tjera të vendit – Strugë– 25, Kumanovë – 23, Tetovë – 11, Ohër – 8, Veles – 6, Gostivar – 5, Vallandovë– 5, Prilep -1, Dibër – 1 dhe Kriva Pallankë – 1. Gjatë kësaj jave numri më i madh i rasteve (82) janë nëmoshë mbi 20 vjet. Sipas statusit vaksinal 94 përkatësisht 70,1%e rasteve të regjistruara janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozate vaksinës ose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal. Që nga fillimi i epidemisë në Shkup nëdhjetor të vitit 2018, deri më 16.05.2019, gjithsej janë regjistruar 1.524raste të fruthit, me një incidencë 73,7/100 000 banorë.

Epidemi të fruthit ka në territorin e gjithëRepublikës së Maqedonisë së Veriut. Sipas vendit të banimit raste të fruthitjanë raportuar në 22 qytete në Republikën e Maqedonisë së Veriut, nga të cilat 882në Shkup, 183 në Kumanovë, 129 në Tetovë, 106 në Strugë , 41 në Gostivar, 39 nëKërçovë, 36 në Veles, 24 në Ohër, 19 në Gjevgjeli, 19 në Dibër, 10 në Prilep,ndërsa në qytetet e tjera janë regjistruar më pak se 10 raste (Grafiku 1). Incidencë  më elartë është regjistruar në Strugë 156,2/100.000, Shkup 142,8/100.000 dheKumanovë 128,3/100.000   (Grafiku 1).

Grafiku 1. Shpërndarja gjeografike e rasteve tëfruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhjetor 2018 – maj2019

slika 1 morbili

Numri më i madh i të sëmurëve 673  janënë moshë mbi 30 vjet me një incidencë prej 52,9/100 000 banorë. Tek fëmijëtderi në 1 vjet janë regjistruar 261 raste me një incidencë prej 1.116, 7/100000 banorë. Tek fëmijët nga 1-4 vjet janë regjistruar 229raste dhe incidencë prej 246,7/100 000 banorë. (grafiku 2) Grafiku 2.

morbili slika 22

Shpërndarja  e rastevetë fruthit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, sipas moshës, dhjetor 2018 – maj2019 (n=1524)   Sipas statusit të vaksinimit, 1136 ose 74,5%e të sëmurëve janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinimitose nuk ka të dhëna për statusin e tyre vaksinal. Nga personat e pavaksinuar 261(17,1%) janë në moshë nën 12 muaj kur nuk i nënshtrohen vaksinimit në pajtim mekalendarin e vaksinimit. Gjithsej nga 229 të sëmurë nga 1-4 vjet, 87,8%janë të pa vaksinuar, nga gjithsej 898 të sëmurë në moshë mbi 20 vjet, 64,7%janë të pa vaksinuar, nuk kanë pranuar të dyja dozat e vaksinës, ose për to nukka të dhëna për vaksinimin. Nga të gjitha rastet e fruthit, 643 ose 42,2%janështruar në spital, ndërsa tek 1238 (16,2%) ka pasur komplikacione. Nga këto, mëtë prekur kanë qenë fëmijët nga 0-4 vjet – 107 ose 45%, dhe atë  62 (26,1%)  tek fëmijët deri në 1 vjet dhe 45 (18,9%) tekfëmijët nga 1-4 vjet. Që nga fillimi i epidemisë, nëShkup janë vaksinuar gjithsej  12.468 fëmijë deri në moshën 14 vjet të cilët inënshtrohen vaksinimit. Në pjesën tjetër të vendit numri i përgjithshëm ifëmijëve të vaksinuar me dozën parë dhe të dytë të vaksinës deri në moshën 14vjet është 7.776. Që nga fillimi i epidemisë në Shkup janëvaksinuar gjithsej 14.103 fëmijë, ndërsa në pjesën tjetër të vendit 11.705fëmijë deri në moshë 14 vjet. Deri më tani në mbarë vendin janë vaksinuar gjithsej 25.808persona. Qënga fillimi i epidemsë në Qendrat e shëndetit publik janë vaksinuar edhe 1.780persona nga të cilët rreth 65% janë punonjës shëndetësor, studentë ose nxënëstë shkollave të mesme.

Sektori për kontrol dhe parandalim të sëmundjeve infektive

ISHP Shkup