Më datë 20.12.2017 Ass. Dr. Drejtori Shaban Memeti dhe Prof. Dr. Lothar H. Wieler nënshkruan një Memorandum për bashkëpunim mes Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë dhe Institutit Robert Koh nga Gjermania, një nga institucionet udhëheqëse në fushën e parandalimit dhe veprimit ndaj sëmundjeve infektive.
Me këtë dokument të rëndësishëm vendoset një bashkëpunim bilateral në fushën e edukimit dhe bashkëpunimit shkencor në fushën e epidemiologjisë dhe sëmundjeve infektive, mbikëqyrjes së sëmundjeve infektive dhe hulumtimit të epidemive, për zbatimin e Rregullores shëndetësore ndërkombëtare dhe përforcimin e kapaciteteve laboratorike. Bashkpunimi nuk është i kufizuar vetëm mes këtyre dy institucioneve, por është paraparë që nëpërmjet trajnimeve të ndryshme të përfshihen edhe ekspertët e Qendrave të shëndetit publik.
Periudha e bashkëpunimit me Institutin Robert Koh do zgjasë deri në vitin 2020 dhe pritet që përmes këtij bashkëpunimi dukshëm të përforcohen kapacitetet e vendit për parandalimin dhe veprimin ndaj sëmundjeve infektive.
Ky Memorandum është edhe një dëshmi më shumë për angazhimin e vazhdueshëm të Institutit të shëndetit publik për përmirësimin e gjendjes së shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë.
ISHP