Të udhëhequr nga misioni i institucionit tonë, Instituti i Shëndetit Publik (ISHP), për të promovuar shëndetin dhe mirëqenien e përgjithshme të popullatës nëpërmjet njohurive të bazuara në shkencë, praktikave të mira, informacionit dhe ndikimit në politikat e qëndrueshme të shëndetit publik, dëshirojmë t’ju informojmë se
– Duke filluar nga sezoni 2021/2022 Instituti i Shëndetit Publik ka vendosur një sistem për testimin e njëkohësishëm për COVID-19 dhe për gripin (A dhe B) të mostrave nga sistemi i monitorimit për COVID-19 dhe grip në përputhje me rekomandimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).
– Nga fillimi i sezonit 2022/2023, në laboratorin tonë zbatohet testimi i njëkohësishëm për 33 patogjenë respiratorë nga një mostër, si rezultat i të cilit u zbulua qarkullimi i Virusit Sincicial Respirator (VSR) dhe viruseve të tjerë për zbulimin e të cilëve ju kemi informuar në periudhën e kaluar, si dhe zbulimi i njëkohësishëm i virusit SARS-CoV-2 dhe influenzës A tek një pacient nga java e kaluar.
– Karakterizimi gjenetik (sekuencionimi) i viruseve respirator i kryer gjatë kësaj jave ishte i suksesshëm tek
А) 32 mostra pozitive për SARS-CoV-2. Mostrat e përzgjedhura ishin nga muaji dhjetor i vitit 2022 dhe muaji janar i vitit 2023 nga këto qytete:
Shkup – 6
Manastir – 4
Prilep – 4
Gjevgjeli – 4
Kavadar – 3
Tetovë – 3
Gostivar – 1
Radovish – 1
Shtip – 1
Strumicë – 1
Kumanovë – 1
Vallandovë – 1
Koçan – 1
Veles – 1
Tek 8 mostra është zbuluar nënlloji BA.2 i llojit Omikron.
Tek një mostër është zbuluar nënlloji XBB.1.5 I Omikron i njohur si Kraken. Pacienti tek i cili është zbuluar varijanti i ri është nga Gjevgjelia dhe mostra është marrë më 11 janar të vitit 2023.
Tek 23 mostrat e tjera SARS-CoV-2, është zbuluar nënlloji BA.5 i Omikron.
- B) 7 mostra pozitive për Influenza A. Tek dy mostra është vërtetuar nëntipi H3N2, ndërsa tek 5 mostra nëntipi H1N1 i Influenza A.
Instituti i Shëndetit Publik mbetet i përkushtuar në detyrën e tij për ruajtjen e shëndetit të popullatës në vendin tonë dhe sigurinë nga kërcënimet globale dhe lokale ndaj shëndetit publik.