slika2

slika1

slika 3

Pyetësori për lagje të shëndetshme në Komunën Karposh

Projekti hulumtues INHERIT i cili është pjesë e programit HORIZON 2020 të Bashkimit Evropian për hulumtim dhe inovacione, ka si synim stimulimin e politikave dhe praktikave efektive dhe inovacioneve në të gjithë nivelet, të cilat do i identifikojnë agjensët kryesorë nga mjedisi jetësor, do promovojnë barazi shëndetësore dhe mirëqeni të popullatës.

AML_6727

Ekipi i ekspertëve nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, si pjesë e Konzorciumit në këtë projekt hulumtues, më 07.03.2018 realizoi një takim me Kryetarin e  Komunës Karposh z. Stefan Bogoev dhe udhëheqësit e sektorëve kryesorë të Komunës. Ky takim kishte për qëllim të thellojë bashkëpunimin tashmë të filluar me Komunën Karposh si dhe të mundësojë një prezantim të aktiviteteve që do vijojnë si rezultat i gatishmërisë së Komunës për pilotimin e Pyetësorit për lagje të shëndetshme, mjet i cili mundëson dhe nxit diskutim në nivel lokal mes qytetarëve dhe administratës në Komunë.

AML_6726

Koordinatori kryesor i hulumtimit të projektit INHERIT, prof. dr. Dragan Gjorgjev në takim i theksoi  përparësitë dhe përfitimet e ardhshme për Komunën dhe qytetarët si rezultat i zbatimit të këtij projekti.  Duke marrë pjesë në projekt, qytetarët dhe Komuna, shoqatat zyrtare dhe ato jo zyrtare, do mund ta shprehin qëndrimin tyre në raport me elementet dhe cilësitë të cilat duhet t’i ketë një komunë-lagje moderne  në të cilën do theksohen vlerat dhe cilësitë e lagjes, por që njëkohësisht do të identifikohen edhe fushat ku mund të bëhen përmirësime. Në hulumtim do përfshihen grupe të ndryshme të qytetarëve sipas gjinisë, moshës, profesionit, përkatësisë etnike, statusit ekonomik, etj. Temat e përfshira me hulumtimin modeli i të cilit fillimisht është zbatuar në disa qytete  në Skoci dhe Holandë i përfshijnë aktualitetet që kanë të bëjnë me transportin publik, rrugët, hapësirat e gjelbra në komunë, çështjet e banimit por edhe aspektet sociale të lagjes, përfshirjen sociale, ndjenjën e sigurisë, etj.  Në këtë mënyrë qytetarët bëhen pjesëmarrës aktiv në procesin e marrjes së vendimeve në nivel lokal, dhe atë jo vetëm në identifikimin e sfidave, por edhe pjesëmarrës aktiv duke propozuar ide dhe zgjidhje për arritjen e qëllimit të njëjtë që e kanë me administratën e komunës- lagje të shëndetshme.

AML_6730

Duke marrë pjesë në këtë proces qytetarët do dinë se Komuna e vlerëson mendimin e tyre, ndërkohë që idetë konkrete të tyre do kalojnë në zgjidhje adekuate ose projekte në Komunën Karposh, me çka do të rrumbullakohet procesi i krijimit të përbashkët të politikave lokale.

Për realizimin e qëllimeve të përbashkëta, Instituti dhe komuna firmosën një Memorandum për bashkëpunim dhe krijuan një ekip të përbashkët të projektit, ndërsa hollësitë për aktivitetet e ardhshme do shënohen në Planin operativ për zbatimin e Projektit.

AML_6732

Për më shumë informacion për projektin, si dhe për qëllimet dhe metodologjinë e zbatuar në këtë projekt që do realizohet në Komunën Karposh, vizitoni faqet e internetit:

https://www.inherit.eu/

https://placestandard.scot/

Raportin për publikun në lidhje me takimin  realizuar në Komunën Karposh mund ta gjeni në linkun në vazhdim:

http://www.karpos.gov.mk/vest/5681