Këtë vit, Java Botërore e ndërgjegjësimit për konsumin e sheqerit fokusohet në rritjen e konsumimit të sheqerit përmes pijeve joalkoolike të ëmbëlsuara. Rezultatet e hulumtimit të Institutit të shëndetit publik, në kuadër të Iniciativës për monitorimin e obezitetit te fëmijët (https://amj.mk/index.php/amj/article/view/34/12), tregojnë se pije joalkoolike të ëmbëlsuara më shumë se 3 herë në javë kosumojnë 45% të djemve dhe 37% të vajzave në Maqedoni. Konsumi i pijeve të tilla është një nga forcat kryesore lëvizëse të rritjes së prevalencës së obezitetit tek popullata. ISHP i bashkohet thirrjes për Aksion Botëror për kripën, sheqerin dhe shëndetin (https://www.worldactiononsalt.com/) dhe bën thirrje për veprime nga vendimmarrësit që do të kontribuojnë në reduktimin e këtyre tendencave, dhe në këtë mënyrë edhe në zvogëlimin e rreziqeve shëndetësore për popullatën.

 Albanian IPH