13–19 Nëntor  2017

Çdo parandalim i infeksionit e redukton përdorimin e antibiotikëve. Të gjithë ne luajmë një rol të rëndësishëm në kontrollimin e rezistencës antimikrobiale!

Në këtë mënyrë shënohet Java Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve për vitin 2017, duke e theksuar rolin e madh që kanë punonjësit shëndetësor në nivel primar, sekondar dhe terciar të mbrojtjes shëndetësore në reduktimin e rezistencës antimikrobiale.

Java Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve

Java Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve ka për qëllim vetëdijesimin për rezistencën antimikrobiale si një dukuri globale, si dhe përforcimin e zbatimit të praktikave më të mira tek popullata e gjerë, punonjësit shëndetësor dhe krijuesit e politikave shëndetësore kur bëhet fjalë për ngadalësimin dhe parandalimin e zhvillimit dhe përhapjes së rezistencës antimikrobiale.

Moto e kësaj jave – Antibiotikët: Përdorini me kujdes, thekson rëndësinë e madhe që kanë antibiotikët dhe nevojën për ruajtjen e aktivitetit të tyre. Ato duhen përdorur vetëm dhe vetëm për infeksione bakteriale dhe vetëm me rekomandim nga mjeku. Trajtimi me antibiotikë duhet të përfundohet sipas rekomandimeve të mjekut – ato nuk duhen përdorur sërish dhe me vetiniciativë.

OBSH/Evropë iu bashkëngjit apelit të Asamblesë të Kombeve të bashkuara për një aksion emergjent kundër rezistencës antimikrobiale (AMR) dhe stimuloi vendet e rajonit evropian që edhe ato të jenë pjesë e Javës Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve. Duke pasur parasysh se mikroorganizmat dhe rezistenca e tyre ndaj mjeteve antimikrobiale nuk njohin kufij, kjo është mundësia e vetme për një aktivitet të përbashkët global dhe për një angazhim për t’i përdorur sa më racionalist antibiotikët. Java Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve i thekson qëllimet e Ditës Evropiane për përdorimin racional të antibiotikëve, Nismës Evropiane të vitit 2008.

Republika e Maqedonisë 18 Nëntorin – Ditën Evropiane për përdorimin racional të antibiotikëve e shënon që nga viti 2008, si dhe Javën Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve që nga themelimi i saj në vitin 2015.

Eveniment qendror i shënimit të Javës Botërore për përdorimin racional të antibiotikëve  për këtë vit është Simpoziumi i tretë i Shoqatës së specialistëve të mjekësisë familjare – grupi respirator, me temë: “Antibiotikët në mbrojtjen shëndetësore primare: Infeksionet e traktit respirator – mendime/dëshmi/praktika”, në të cilin do të marrin pjesë përfaqësues nga Sllovenia, Mali i zi, Holanda. Hapja solemne e Simpoziumit do të bëhet më 17 nëntor, në ora 14:00 në City Hall. Simpoziumin do ta hapin Dr. Goce Çakarovski, zëvendës ministër i shëndetësisë në Republikën e Maqedonisë, Prof. dr. Sonja Topuzovska, dekan i Fakultetit të mjekësisë – Shkup,  , JIhaneTawilah, shefe e Zyrës së OBSH në Shkup (pritet konfirmim) dhe kryetari i Këshillit shkencor Doc. dr. Katarina Stavriq, drejtoreshë e Klinikës për sëmundjet e fëmijëve dhe koordinatore e Qendrës së mjekësisë familjare pranë Fakultetit të mjekësisë në Shkup.

Simpoziumi është i strukturuar në katër seanca në të cilat do të shqyrtohen tema të rëndësishme nga lëmia e përdorimit të antibiotikëve në nivel primar, mes të cilëve edhe rëndësia e udhëzimeve klinike, intervenimeve për përdorim racional të antibiotikëve dhe trajtimet më të shpeshta patogjene dhe antibiotike të komplikimeve. Edhe këtë vit, një vend të veçantë në program zë tryeza e rrumbullakët për lidhjen e hulumtimeve me praktikën, në të cilën do të diskutohen politikat aktuale për përmirësimin e nivelit të përdorimit të antibiotikëve në vend, si dhe mekanizmat  për lidhjen e mbrojtjes shëndetësore primare dhe sekondare nga aspekti i përshkrimit të antibiotikëve.

Në kuadër të Simpoziumit e  me mbështetje të OBSH-së, Ministrisë së shëndetësisë – Komisionit multisektorial për kontrollimin  e rezistencës antimikrobiale, Institutit të shëndetit publik dhe Qendrës për hulumtime dhe bashkëpunim rajonal Studiorum, do të mbahet edhe një punëtori për reduktimin e përdorimit joracional të antibiotikëve nëpër spitale, në të cilën do shqyrtohen propozim-ndërhyrjet për zbatimin e udhëzimeve klinike dhe zbatimi i mekanizmave këshillëdhënës në nivel spitalor dhe primar për diagnostikimin dhe mbikëqyrjen e pacientëve që pranojnë antibiotikë.

Për edukimin dhe ngritjen e vetëdijes tek popullata nëpër spitale do vendose postera edukativ.

POSTER (SQ)

BROSHURa