Nga 22-28 janar shënohet Java për ngritjen e vetëdijes për kancerin e qafës së mitrës.

Kanceri i qafës së metresë (KQM) zë vendin e dytë në grupin e sëmundjeve malinje tek gratë në Republikën e Maqedonisë. Më shumë se 80% e rasteve të kancerit të qafës së mitrës dhe rastet e vdekjeve si pasojë e kësaj sëmundjeje janë regjistruar në vendet në zhvillim. KQM më së shpeshti prek gratë në moshë nga 30-45 vjet.

Faktorët e rrezikut për shfaqjen e KQM

Mendohet se disa lloje të caktuara të Human Papilloma Virus ndikojnë në zhvillimin e KQM, edhe pse tek numri më i madh i personave të cilët kanë HPV nuk vjen deri tek paraqitja e KQM.

Faktorë të tjerë rreziku mund të jenë: pirja e duhanit, imuniteti i dobët, në disa raste edhe përdorimi i pilulave kontraceptive, fillimi i marrëdhënieve seksuale në moshë shumë të re, ndryshimi i partnerëve seksual, infeksionet, etj.

KQM zhvillohet nga lezionet parakancerogjene në një periudhë kohore prej 10-20 vitesh. Në 90% të rasteve bëhet fjalë për qeliza skuamoze, ndërsa në rreth 10% janë adenokarcinom.

Simptoma të sëmundjes

Në fillim nuk ka kurrfarë simptoma të sëmundjes. Më vonë mund të vijë deri tek gjakosja vagjinale, dhimbje në komblik, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale dhe gjakosje pas aktit seksual.

Rezultate nga skriningu i kancerit të qafës së mitrës në Republikën e Maqedonisë, 2016

Në pajtim me programin për zbulimin e hershëm të sëmundjeve malinje, në vitin 2016 janë përfshirë gratë në grupmoshë nga 36deri më 45 vjet dhe ato në grupmoshën nga 24 deri më 60 vjet të cilat gjatë vitit 2015 nuk kanë bërë Pap – testin.

Sipas të dhënave të marra nga Qendrat e shëndetit publik, në vitin 2016 me programin për skrining të kancerit të qafës së mitrës gjinekologët amë kanë dërguar 37589 ftesa për kontrollimin e grave.

Në laboratorë janë kryer gjithsej 36645 analiza të preparatev nga Pap testet e bëra, me ç’rast janë fituar këto rezultate:

  • Tek 87,4% janë fituar rezultate normale, ndërsa tek 12,6% janë zbuluar anomali qelizore.
  • Me skriningun janë zbuluar gjashtë raste të kancerit nga të cilat tre janë kancer planocelular suspekt për përhapje, 2 planokarcinoma invaziv dhe 1 rast të adenokarcinomës cervikale (të qafës së mitrës).
  • Nga numri i përgjithshëm i lezioneve patologjike, më i përhapur është CIN 1 (40,4%), HPV (33%) dhe ASCUS (15,3%).

Sa i përket numrit të grave të vdekura si pasojë e kancerit të qafës së mitrës në RM për periudhën 2008-2015 çdo vit mesatarisht vdesin 35 gra, ndërsa në vitin 2015 kanë vdekur 39 gra.

   Tabelë: Numri i vdekjeve si pasojë e kancerit të qafës së mitrës në RM

Viti Gjithsej
2008 43
2009 35
2010 31
2011 15
2012 39
2013 36
2014 42
2015 39

                      Burimi: Enti shtetëror  i statistikës

Parandalimi

Vaksina HPV mbron nga shfaqja e KQM në rreth 90% të rasteve dhe vaksinimi me këtë vaksinë bëhet tek fëmijët në moshë 12 vjeçare, para fillimit të marrëdhënieve seksuale.

Rekomandohet që të bëhen kontrolle të rregullta te gjinekologu me Pap test dhe test për HPV, si dhe përdorimi i mbrojtjes  (prezervativëve) gjatë marrëdhënieve seksuale.

Përgatiti:

Sektori për promovim, analizë dhe mbikëqyrje të sëmundjeve joinfektive

https://eveappeal.org.uk/gynaecological-cancers/cervical-cancer/cervical-cancer-prevention-week/