Prej 23-27 tetor shënohet Java evropiane e shëndetit dhe sigurisë në punë për vitin 2017. Në dy vitet e kaluara, fushata për përmirësimin e shëndetit profesional dhe sigurisë në punë zhvillohej nën moton „Vende pune të shëndetshme për të gjitha moshat”.

Gjatë këtij viti Komisioni Evropian i publikoi 20 të drejtat themelore sociale, duke dashur të promovojë parimet për mundësi të barabarta për qasje në tregun e punës dhe për kushte të drejta në punë. Si bashkëngjitje ndaj këtij angazhimi, Agjencia Evropiane për siguri dhe shëndet në punë publikoi më shumë mjete praktike me qëllim që në mënyrë aktive të kontribuojë në realizimin e motos së fushatës për vende pune të shëndetshme.

Komisioni Evropian deri tani kryesisht i ka vlerësuar negativisht arritjet në fushën e sigurisë dhe shëndetit në punë në Republikën e Maqedonisë (Kaptina 19, fq. 50  Për Institutin e Shëndetit Publik të Republikës së Maqedonisë kjo ishte një nxitje plotësuese për angazhimin e vazhdueshëm për avancimin e kushteve për punë dhe prevenimin e shëndetit të punëtorëve.

Kështu, Sektori i mjekësisë së punës dhe vlerësimit të rreziqeve shëndetësore, i cili është formuar në vitin 2009, ndërkohë është bërë institucioni më i madh i autorizuar për mjekësinë e punës i cili punon në fushën e shëndetit profesional. Me punën e tij profesionale, hulumtuese arsimore dhe publicistike, Instituti i Shëndetit Publik, nëpërmjet të sektorit të tij për mjekësinë e punës, në mënyrë të palodhshme insistonte që të japë kontributin e tij në krijimin e politikave dhe forcimit të kapaciteteve në fushën e shëndetit profesional. Se sa kemi pasur sukses dhe sa kemi ndikuar tek ato që janë më përgjegjës për sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve tek ne, mbetet të shohim dhe të presim të dalë raporti më i ri i Komisionit evropian për progresin e Republikës së Maqedonisë për vitin 2017.

Si vazhdimësi të përcaktimeve për vende pune më të mira dhe kontributit tonë për shënimin e Javës Evropiane për siguri dhe shëndet në punë, edhe një herë po përmendim një pjesë të asaj që e kemi bërë në dy vitet e kaluara dhe ia ofruam publikut profesional, punëtorëve dhe punëdhënësve, odave dhe sindikatave, sektorit joqeveritar dhe krijuesve të politikës nacionale në këtë fushë.

Duke i ndjekur politikat evropiane në fushën edhe sigurisë dhe shëndetit profesional, u përcaktuam që ta afirmojmë nevojën për vendosjen e një sistemi për grumbullimin, përpunimin dhe diseminimin e indikatorëve dhe realizimin e indikatorëve për sukses. Tek ne për fat të keq ende nuk ekzistojnë të dhëna relevante për atë se sa vende pune janë me rrezikshmëri të rritur për shkak të ekzistimit të dëmeve potenciale fizike, kimike, biologjike dhe psikosociale në mjedisin e punës; në cilat veprimtari janë këto vende pune; për sa punëtorë bëhet fjalë; sa lëndime në punë ka realisht, a ka sëmundje profesionale në Republikën e Maqedonisë?

Duke u përballur me shumë probleme, obstruksione dhe bllokada, përsëri i hodhëm hapat e parë të rëndësishëm në këtë fushë, ndërsa rezultatet rregullisht i vendosim në faqen tonë të internetit http://www.iph.mk/dejnosti/sektor-za-zdravstvena-ekologija/oddelenie-za-medicina-na-trud-i-procenka-na-zdravstveni-rizici

Kështu, ne i përgatitëm dokumentet fillestare për organizimin e evidencave individuale dhe përmbledhëse në lëminë e sigurisë dhe shëndetit në punë:

Duke dashur të kontribuojmë për përforcimin e kapaciteteve profesionale të ekspertëve të sigurisë në punë dhe mjekësisë së punës, si dhe të personave të autorizuar për siguri në punë, ne i publikuam udhëzuesit për vlerësimin e rrezikut në disa lëmi të rëndësishme:

 

Duke u nisur nga fakti se shëndeti i punëtorëve është një problem i veçantë etik i të gjithë profesionistëve që punojnë në lëminë e sigurisë dhe shëndetit në punë, Komisioni ndërkombëtar për shëndetin profesional e ka publikuar Kodeksin e sjelljes dhe të punës së profesionistëve në këtë lëmi.  Ne e përkthyem dhe e përshtatëm atë ndaj kushteve tona dhe shpresojmë që shumë shpejt të paraqesë një dokument bazë me të cilin do definohen detyrat, detyrimet dhe kushtet për realizimin e punës të të gjithë ekspertëve të shëndetit profesional dhe atë të mjekëve specialistë të mjekësisë së punës, inxhinierëve të sigurisë në punë, ergonomëve, toksikologëve, psikologëve, etj:

Si shembull të një praktike të mirë në lëminë e sigurisë dhe shëndetit në punë, Departamenti i mjekësisë së punës e publikoi Raportin e një studimi hulumtues komparativ ndërkombëtar për atë se si në një vend të vogël, me burime të kufizuara duhet të rregullohen aspektet etike dhe ato të sigurisë gjatë inçizimit me rezonancë magnetike. Studimi ka për qëllim të ofrojë një qasje nacionale globale për zgjidhjen e këtyre aspekteve dhe për të gjitha proceset e tjera të punës, e që bazohet në përvojat në vendet e zhvilluara të Evropës perëndimore dhe Amerikës veriore.

Protokollet standarde për siguri në punë dhe aspektet etike të punës gjatë incizimit me rezonancë magnetike:

Duke pasur parasysh se edukimi në lëminë e sigurisë dhe shëndetit në punë është çelësi për arritjen e progresit për përmirësimin e kushteve në mjedisin e punës dhe parandalimin e sëmundjeve profesionale dhe lëndimeve në punë, Departamenti i mjekësisë së punës dhe vlerësimit të rreziqeve shëndetësore i përgatiti propozim –bazat për organizimin  edukimit  dhe trajnimit  në lëminë e sigurisë dhe shëndetit në punë. Me këtë propozim model për herë të parë shqyrtohen dallimet qenësore mes edukimit formal akademik (cikli i parë, i dytë dhe i tretë i studimeve) të ekspertëve në lëminë e shëndetit profesional, mësimit gjithëjetësor të të rriturve dhe fitimit të kompetencave për punë profesionale në lëminë dhe trajnimin e profesionistëve për siguri dhe shëndet në punë. Ky propozim gjithashtu është publikuar edhe në faqen tonë të internetit.

Shpresojmë që në këtë mënyrë të kemi dhënë një kontribut real për krijimin e një sistemi modern dhe bashkëkohor për siguri dhe shëndet në punë në Republikën e Maqedonisë. Shpresojmë që vitin që vjen me forca dhe ide të reja të fokusohemi drejt realizimit të aktiviteteve nën moton e të cilave do të organizohet fushata evropiane për siguri dhe shëndet në punë për vitin 2018, që është parandalimi i rreziqeve nga substancat e rrezikshme kimike dhe fizike. Në këtë drejtim ka shumë punë për tu bërë e që duhet bërë sa më parë të jetë e mundur – që nga krijimi i politikave ndërkombëtare e deri tek përpilimi i metodologjive dhe ndërtimi i infrastrukturës. Kjo duhet bërë jo vetëm si pjesë e fushatave evropiane, por edhe për shkak se punëtorët në vendin tonë meritojnë të punojnë në kushte të sigurta dhe dinjitoze për punë, ndërsa punëdhënësit janë të detyruar tua sigurojnë ato.