Në botë çdo vit diagnostikohen rreth 600.000 raste të reja të kancerit të qafës së mitrës, pra dhe çdo minutë ky lloj kanceri diagnostikohet tek një grua. Nga kanceri i qafës së mitrës  vdesin mbi 300.000 gra çdo vit. Në mbarë botën, çdo dy minuta nga kjo sëmundje vdes një grua, dhe kjo sëmundje është shkaku kryesor i vdekjes nga kanceri tek gratë në rreth 40 vende të botës.

Rreth 90% e të gjitha vdekjeve, ose 9 nga 10 vdekje nga kanceri i qafës së mitrës ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Pa zbatimin e strategjive ekzistuese preventive të bazuara në dëshmi, deri në vitin 2030 numri i vdekjeve nga kanceri i qafës së mitrës me siguri do të rritet edhe për 50%. (https://www.worldcancerday.org/spotlight-cervical-cancer)

 

Në vendet me të ardhura të larta, vajzat kanë mundësi të vaksinohen kundër papilloma virusit human (HPV), ndërsa gratë kontrollohen rregullisht dhe trajtohen në kohë për çdo lezion prekanceroz – dy masa të rëndësishme preventive për kancerin e qafës së mitrës. Si rezultat i kësaj mund të parandalohen deri në 80% të rasteve të kancerit të qafës së mitrës. Për dallim nga këto vende, në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme ka një akses të kufizuar në parandalimin dhe zbulimin e hershëm të kancerit të qafës së mitrës. Megjithatë, edhe me programet e skriningut që janë në fuqi, 55% e vendeve me të ardhura të ulëta nuk kanë akses në shërbimet e radioterapisë dhe kirurgjisë, të cilat janë qenësore për trajtimin e suksesshëm të kancerit të qafës së mitrës. Gjithashtu në disa vende ekzistojnë pabarazi të dukshme të nxitura nga diskriminimi gjinor dhe varfëria. Përveç kësaj, gratë dhe vajzat që jetojnë në zona të largëta, pastaj refugjatët, migrantët, popujt indigjenë dhe grupet e tjera vullnerable, përballen me pengesa të mëdha sa i përket qasjes në shërbime shëndetësore. Për këto arsye, duhet të sigurohet që të gjitha vajzat dhe gratë të kenë qasje në të njëjtat shërbime preventive.

Çfarë është kanceri i qafës së mitrës dhe në çfarë moshe shfaqet

Kanceri i qafës së mitrës prek pjesën e poshtme të mitrës, qafën e mitrës, e cila lidh vaginën me mitrën. Ky kancer krijohet kur në shtresën sipërfaqësore të qafës së mitrës shfaqen qeliza anormale të quajtura “prekursorë të kancerit”.

rak matka 1

Kanceri i qafës së mitrës  (kanceri cervikal)

Këto janë në fakt struktura parakanceroze që nëse nuk diagnostikohen në një fazë të hershme, përparojnë në kancer të mitrës që përhapet më thellë në qafën e mitrës dhe zonat përreth.

rak matka 2

Kanceri i qafës së mitrës  (kanceri cervikal)

 

Kanceri i qafës së mitrës zakonisht shfaqet tek gratë e moshës së mesme dhe ato të moshuara.

 

 

Faktorët e rrezikut

 

Shkak për ndryshimet në qelizat e qafës së mitrës mund të jenë këto faktorë të rrezikut:

  • Mosha,
  • Infeksioni me HPV,
  • Marrëdhënia e parë seksuale në moshë të re,
  • Ndryshimi i shumë partnerëve seksualë,
  • Shtatzënitë e shumëfishta,
  • Kushtet e këqija socio-ekonomike,
  • Higjiena e dobët gjenitale
  • Pirja e duhanit,
  • Pilulat kontraceptive, mungesa e vitaminave A, C, E në dietë, si dhe mungesa e acidit folik.

 

Simptomat

Gjakderdhja vaginale gjatë marrëdhënieve seksuale, sekrecioni i papastër vaginal, dhimbja gjatë urinimit ose diskomforti vaginal zakonisht janë simptomat e para për zbulimin e kancerit të qafës së mitrës. Kanceri i qafës së mitrës mund të përhapet në një sipërfaqe më të madhe dhe të përhapet në zgavrën e mitrës, poshtë drejt vagjinës dhe anash në murin e komblikut. Me presionin e tij mund të pushtojë fshikëzën dhe rektumin, duke shkaktuar kapsllëk, gjurmë gjaku në urinë, bllokim të uretrës dhe hidroureter (zgjerim të uretrës) ose hidronefrozë (zgjerim të veshkave). Varësisht nga niveli i përhapjes në muret e komblikut gjithashtu mund të shfaqen edhe simptoma të tjera: si dhimbje të këmbëve, edema dhe hidronefrozë.

rak 3

Kanceri i qafës së mitrës  (kanceri cervikal)

 

Trajtimi

  • Trajtimi kirurgjik

Në fazat e hershme të kancerit, përhapja e sëmundjes është shumë e vogël, kështu që si plan i parë përdoret trajtimi kirurgjik. Përveç se për shkak të madhësisë së tumorit trajtimi kirurgjik mund të ndryshojë edhe sipas vendit të ndërhyrjes: qafa e mitrës, e gjithë mitra dhe nyjet limfatike, pra mund të ndryshojë sipas madhësisë së teknikave kirurgjikale.

  • Radioterapia është një metodë terapie që mund të përdoret në çdo fazë të kancerit të qafës së mitrës. Në fazat e avancuara, forma themelore e trajtimit është radioterapia, e cila synon heqjen e kancerit në zonën ku është kanceri primar i qafës së mitrës dhe ku mund të ketë përhapje të mundshme.
  • LEEP (Loopelectrosurgicalprocedur) – Leep është një teknikë e re për diagnostikimin dhe trajtimin e ndryshimeve të qafës së mitrës me ndihmën e një lazeri. Përdoret energji elektrike me tension të ulët e cila pret dhe mpiks në të njëjtën kohë, kështu që gjakderdhja reduktohet në minimum.
  • Кrioterapia – Krioterapia është një metodë që përdoret për heqjen e kondillomave, lythave ose nishaneve. Këto ndryshime të indeve ngrijnë me ndihmën e një procesi të ftohjes, me çrast e humbin funksionalitetin e tyre dhe vdesin.

 

 

 

 

PARANDALIMI I KANCERIT TË QAFËS SË MITRËS

sKrining testet

Për zbulimin e hershëm të ndryshimeve anormale të qelizave të qafës së mitrës përdoren dy lloje të skrining testeve:

  • PAP testi

Diagnostikimi i hershëm i qelizave anormale të qafës së mitrës, përpara se ato të fillojnë të shndërrohen në struktura prekanceroze ose të rriten në kancer të qafës së mitrës, bëhet me ndihmën e  PAP testit, që bëhet me marrjes e strishios nga vagina.

– PAP testi duhet të bëhet brenda 3 viteve pas fillimit të aktivitetit seksual.

– Në moshën 30 vjeçare PAP testi mund të bëhet në çdo dy deri në tre vjet.

– Nëse pacienti është me rrezik të lartë, PAP testi duhet bërë dy herë në vit.

Në vendet e zhvilluara ku bëhen PAP teste të rregullta, shkalla e kancerit të qafës së mitrës tek gratë është ulur ndjeshëm.

PAP testet e rregullta pritet të zvogëlojnë shkallën e vdekshmërisë së grave me kancer të qafës së mitrës për 70%.

Nëse rezultatet e PAP testit tregojnë se janë zbuluar struktura anormale, atëherë bëhet kolposkopi ose biopsi.

 

  • Testi HPV

Faktori kryesor përgjegjës për ndryshimet dhe anomalitë e qelizave të qafës së mitrës është HPV, i njohur si virusi human papilloma. Virusi transmetohet seksualisht dhe është përgjegjës për shfaqjen e lythave gjenitale.

Nëse PAP testi është i paqartë, atëherë rekomandohet testimi për HPV. Nëse testi HPV rezulton pozitiv, atëherë kërkohet monitorim më i shpeshtë i gjendjes së pacientit.

Mendohet se infeksionet HPV kanë një ndikim të madh në zhvillimin e kancerit të qafës së mitrës. 99.7% e kancereve të qafës së mitrës përmbajnë ADN HPV. Ekzistojnë 200 lloje të këtij virusi që janë zbuluar në lëkurë dhe në mukozë, ndërsa 40 përqind e tyre gjenden në epitelin e anusit dhe organeve gjenitale. Mënyra më e shpeshtë e transmetimit të infeksionit është nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

 

Vaksina kundër HPV

Për parandalimin e këtij lloj kanceri qenësore është vaksina kundër HPV-së, e cila duhet bërë para fillimit të marrëdhënieve seksuale. Për të parandaluar transmetimin e virusit gjatë marrëdhënieve seksuale, si një metodë mbrojtjeje rekomandohet përdorimi i prezervativit.

Vaksinimi, skriningu, trajtimi dhe kujdesi paliativ janë ndërhyrjet kyçe në Draft Strategjinë Globale të OBSH-së për Eliminimin e Kancerit të qafës së mitrës si një problem i shëndetit publik, WHO’s Draft Global Strategy towards the Elimination of Cervical Cancer as a Public Health Problem, kanceri i katërt me radhë tek gratë. Në Ditën Botërore të luftës kundër kancerit, vlerësimet e reja tregojnë se kjo strategji mund të shpëtojë më shumë se 62 milionë vajza dhe gra nga vdekja si pasojë e kancerit të qafës së mitrës dhe të parandalojë 74 milionë raste në 100 vitet e ardhshme – por vetëm nëse këto ndërhyrje përdoren bashkë në mënyrë efikase. Asnjë trajtim si i vetëm nuk mund të shërojë kancerin e qafës së mitrës. Këto vlerësime të publikuara nga WHO Cervical Cancer Elimination Modelling Consortium (CCEMC), Konsorciumi për modelimin e kancerit pranë OBSH-së (CCEMC) në Lancet, bazohen në qëllimet e strategjisë për arritjen e një mbulimin global me 90% të vaksinimit, 70% me skrining dhe 90% trajtim deri në vitin 2030.

Për ta eliminuar kancerin e qafës së mitrës, të gjitha vendet duhet të arrijnë dhe të ruajnë një shkallë të incidencës nën katër në 100.000 gra. Arritja e këtij qëllimi mbështetet në tre shtylla kryesore dhe qëllimet e tyre përkatëse:

Vaksinimi: deri në moshën 15 vjeçare të vaksinohen plotësisht me vaksinën kundër HPV 90% e vajzave;

Skriningu: 70% e grave deri në moshën 35 vjeç dhe përsëri deri në moshën 45 vjeç të përfshihen në skrining duke përdorur një test me performancë të lartë;

Trajtimi: të trajtohen 90% e grave me gjendje prekanceroze dhe 90% e grave me kancer invaziv.

Çdo vend duhet t’i përmbushë objektivat 90-70-90 deri në vitin 2030 për arritur eliminimin e kancerit të qafës së mitrës në shekullin e ardhshëm.

 

https://www.who.int/initiatives/cervical-cancer-elimination-initiative

 

Përgatiti: Departamenti për promovimin dhe ndjekjen e sëmundjeve