20211015PHT15025_original

 

Konferenca e Kombeve të Bashkuara (OKB) për ndryshimet klimatike, e njohur si COP26, u mbajt në Glasgow, Skoci nga data 31.10 deri më 12.11.2021.

Objektivat me arritjen e të cilave do të zvogëlohen efektet negative të ndryshimeve klimatike:

  • Me ndërmarrjen dhe financimin e veprimeve konkrete dhe të shpejta ngrohja globale të mbahet nën 1.50C.
  • Vendet e zhvilluara duhet ta zëvendësojnë energjinë e fituar nga qymyri sa më shpejt të jetë e mundur dhe të gjitha vendet në botë duhet të angazhohen që të mos hapin ose financojnë termocentrale të reja me qymyr.
  • Vendeve në zhvillim tu ofrohet mbështetje më e madhe për sigurimin e energjisë së pastër për qytetarët e tyre.
  • Të mbrohen dhe shtohen sipërfaqet pyjore, sepse aktualisht çdo disa sekonda priten pyje me një sipërfaqe sa një fushë futbolli.
  • Të përdoren automjeteve me emetim zero, pra me energji “të gjelbër” dhe të pastër.
  • Të zvogëlohet ngarkesa me sëmundje të shkaktuara nga ndryshimet klimatike.

Çfarë na pret nëse vazhdojmë me këtë sjellje?

  • Thatësira
  • Përmbytje
  • Valë të të nxehtit
  • Temperatura më të larta
  • Zjarre në pyje
  • Zvogëlim i prodhimtarisë bujqësore
  • Rritje e numrit të keqbërësve dhe sëmundjeve infektive që transmetohen nga vektorë
  • Ulje e cilësisë dhe aksesit në ushqim

Ndikimi ndaj shëndetit

  • Rritja e incidencës së sëmundjeve respiratore dhe kardiovaskulare,
  • Lëndime dhe vdekje të parakohshme si pasojë e ngjarjeve ekstreme të motit,
  • Ndryshime në prevalencën dhe shpërndarjen gjeografike të sëmundjeve që përcillen nëpërmjet ushqimit dhe ujit dhe sëmundjeve të tjera infektive dhe rreziqeve për shëndetin mendor.

Mund të kontribuosh edhe ti!

  • Flisni dhe kushtojini vëmendje ndryshimeve klimatike,
  • Zvogëloni konsumimin e ujit,
  • Bëjeni shtëpinë tuaj efikase sa i përket energjisë,
  • Përdorni automjete që lëvizin me energji të pastër,
  • Praktikoni transportin aktiv (ecje, çiklizëm, etj.) dhe transportin publik

 

Shpenzoni aq sa keni nevojë, jo shumë dhe do jeni më të lumtur!