Punimi më i mirë – “Virusi ZIKA – sfidë në rrafsh botëror“

Prim. Dr. Zharko Karaxhovski, Udhëheqës i departamentit për sëmundje tropikale dhe sëmundje që trajtohen në karantinë  dhe HIV/SIDA pranë Sektorit për kontroll dhe mbikëqyrje të sëmundjeve infektive është shpërblyer për punimin “Virusi ZIKA – sfidë në rrafsh botëror “, si punim më i mirë profesional në Kongresin e 6 të Lidhjes së Shoqatave të laborantëve mjekësor të RM-dhe Takimet e 44 të tetorit, që u mbajtën nga 6 deri më 9 tetor në Hotel Drim në Strugë.

Spec. lab.mj. Zhivadinka Cvetanovska, përfaqësuese e ISHPRM e prezantoi sistemin
e lidhshmërisë së informimit, paralajmërimit dhe grumbullimit të të dhënave për shfaqjen e epidemive dhe intervenimit emergjent të sistemit shëndetësor publik, përmes sistemit për paralajmërim të hershëm dhe mbikëqyrje të sëmundjeve infektive në Republikën e Maqedonisë dhe reagim të shpejtë (АLERT-EWARN).

Në takim krahas përfaqësuesve të Fakultetit të mjekësisë në Shkup, SPQ “8Shtatori”, Avicena, Instituti i shëndetit publik, Shkolla e lartë e mjekësisë në Manastir, morën pjesë edhe ligjërues nga Kroacia, Serbia, Bosnja dhe Hercegovina, Sllovenia, Mali i zi.

Kongresi ka një rëndësi të madhe për qasjet në mjekësinë laboratorike, ku ligjëruesit patën mundësinë të ndajnë njohuritë e tyre dhe të frymëzojnë bashkëpunim të ndërsjellë mes profesionistëve, këmbim të përvojave dhe njohurive profesionale.

Temat e trajtuara në këtë Kongres synonin njohjen me mjekësinë personale dhe infeksionin me virusin ZIKA, si një sfidë në rrafsh botëror, rezistencën antimikrobiale, kontrollin dhe imunizimin, dhe rekomandimet e IFCC për standardizim dhe aplikim.