Të nderuar

Sipas të dhënave të Sistemit Shtetëror të Monitorimit Automatik të Cilësisë së Ajrit të Ambientit më datë 09.01.2018, përqendrimet e PM10 në ajër janë nën pragun e definuar për alarmim ( përqendrime ditore prej mbi 200mg/m3 së paku në dy pika matëse në Shkup dhe parashikim për mot të qëndrueshëm). Domethënë, përqendrimi ditor i i PM10 prej më shumë se 200mg/m3 është tejkaluar vetëm në një pikë matëse në Shkup, e me këtë është ndërprerë episodi i pragut të tejkaluar, që do të thotë se nga nesër, e enjte (11.01.2018) do bëhet ndërprerja e masave të jashtëzakonshme.