Në këtë laborator kryhen analiza të përmbajtjes së metaleve të rënda në produktet ushqimore dhe ujin për pije. Përveç analizës së përmbajtjes së mbetjeve të metaleve të rënda tek produktet ushqimore në këtë laborator kryhen analiza edhe të metaleve në materiale biologjike. Të gjitha këto detyra realizohen si rutinë, obligim ligjor, me kërkesën e shfrytëzuesit të shërbimeve ose sipas indikacioneve.
Ky laborator është i akredituar (sipas ISO/IEC 17025:2005) për analizën e: Përcaktimit të plumbit, kalciumit, zinkut, bakrit dhe hekurit me spektrometri absorbuese atomike (AAS), me spektrometri elektrotermale atomike absorbuese (GFAAS) dhe me përcaktimin e zhivës me spektrometri absorbuese atomike me avullim të ftohtë (CVAAS) tek të gjitha produktet ushqimore që analizohen, përveç yndyrërave, vajrave dhe produkteve të tjera ekstremisht të yndyrshme.