Informojmë se Ministria e shëndetësisë dhe institucionet shëndetësore publike relevante ISHP Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë dhe ISHP Qendra e shëndetit publik Shkup, realizuan analizë sanitaro – higjienike të zonës së rrezikuar nga përmbytja në rajonin e Shkupit (l. Çento, l. Singeliq-Ekonomia, f. Singeliq, f. Creshevë, f. Stajkovc dhe f. Smillkovc).
 
Për parandalimin e paraqitjes së sëmundjeve infektive u dhanë këto rekomandime:
·         Të përdoren  doreza gome, çizme gome, syze mbrojtëse dhe maska për fytyrë gjatë pastrimit të shtëpive.
·         Myku të pastrohet me detergjent dhe me ujë të ngrohtë. Nëse ka sasi më të mëdha të mykut, atëherë të kërkohet ndihmë nga profesionistë, ndërsa pas pastrimit shtëpitë të lyhen me gëlqere. Rrobat që kanë qenë në kontakt me ujin e ndotur të lahen veçmas nga ato të tjerat, me detergjent dhe me ujë të ngrohtë (70° С). Të hidhen gjësendet që kanë qenë në kontakt me ujin e ndotur (psh. lodrat, pajisjet në kuzhinë, gjësendet në amvisëri, orenditë, qilimat dhe dyshemetë e dëmtuara (parket, llaminat) ose nëse nuk kanë pësuar dëmtime të mëdha atëherë të pastrohen me ujë të ngrohtë  (70° С) dhe me detergjent.
·         Mbeturinat të hidhen në kosha ose në qese plasmani për mbeturina dhe vetëm në kontejnerë për këtë qëllim.
·         Jashtëqitjet e fëmijëve dhe të rriturve të mënjanohen shpejt dhe me kujdes. Nëse sistemi i kanalizimit është jashtë funksioni, të përdoren kanta, tualetë kimik ose në fushë.
·         Kafshët e ngordhura nuk duhet të largohen nga vetë njerëzit në asnjë mënyrë, por duhet të lajmërohet shërbimi veteriner që ta bëjë këtë.
·         Për tu mbrojtur nga kafshimi i mushkonjave rekomandohet të përdoren preparate kundër mushkonjave dhe të vishen rroba me ngjyrë të hapur, këmisha me mëngë të gjata dhe pantallona, ndërsa në dritaret e shtëpive të vendosen rrjeta mbrojtëse.
·         Uji i ndenjur të largohet nga enët, saksitë e luleve dhe gomave të vjetra sepse ato janë zona ku shumohen mushkonjat.
 
Mbeten në fuqi rekomandimet për konsumimin e ujit të sigurt, mirëmbajtjen e higjienës së duarve duke i larë ato me sapun pas çdo pastrimi, para përgatitjes së ushqimit, para ngrënies, pas çdo kontakti me jashtëqitje të fëmijëve, ose pas çdo përdorimi të tualetit. Të mos përdoret ushqim i cili ka qenë në kontakt me ujin e ndotur dhe të mos konsumohet ushqim i cili nuk ka qenë i vendosur në frigorifer, ose ka qenë në frigorifer të fikur. Çdo ushqim i zier, si dhe produktet ushqimore që mund të prishen detyrimisht  të ruhen në frigorifer, mundësisht në temp nën 5°С, dhe duhet të jenë të përpunuara mirë termikisht (të përgatitura në temperaturë më të lartë se 70°С).
Nëse keni probleme shëndetësore, sidomos diarre dhe të vjella, si dhe simptoma të ngjashme me gripin, temperaturë të lartë trupore dhe/ose ndryshime në lëkurë, menjëherë kërkoni ndihmë shëndetësore pranë institucionit më të afërt shëndetësor.
Institucionet publike shëndetësore janë në gjendje gatishmërie.
12.08.2016