Me mbështetje të Ministrisë së shëndetësisë Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë për herë të 15 këtë vit do e shënojë Ditën Botërore të zemrës – 29 shtatorin.

Tradicionalisht Instituti i shëndetit publik organizon aktivitete për ngritjen e vetëdijes tek popullata për një stil më të shëndetshëm të të jetuarit dhe parandalim të faktorëve të rrezikut që ndikojnë në shfaqjen e sëmundjeve kardiovaskulare dhe pasojat nga ato.

Këtë vit Dita Botërore e Zemrës shënohet nën moton „Zgjedhje për një zemër të shëndetshme për të gjithë, gjithkund“.

Evenimenti kryesor do të mbahet në Parkun e qytetit në Shkup te Guaska më 27 shtator (e diel) nga ora 10:00 deri më ora 14:00 me këto aktivitete:

  • Kontrolle preventive falas,
  • Fotografim me celularë – selfie të vullnetarëve të OJQ Ardhmëri e shëndetshme me secilin që e mbështet aksionin, ndërsa fotot do publikohen në faqen e internetit të Federatës Botërore të Kardiologjisë, në Facebook, në faqen e internetit të Institutit të shëndetit publik
  • Shpërndarje e materialeve me përmbajtje për zgjedhje për zemër të shëndetshme,
  • Punëtori e artit figurativ dhe ekspozitë e vizatimeve të bëra nga fëmijët kushtuar zemrës dhe shprehive të shëndetshme

Në ora 12 do fillojë shfaqja në të cilën do marrin pjesë aktorë të të gjitha moshave, ndërsa përfaqësues i Institutit do i prezantojë të dhënat dhe informacionet më të reja që kanë të bëjnë me ngarkesën dhe vdekshmërinë nga sëmundjet kardiovaskulare në Republikën e Maqedonisë dhe në botë.

Ky eveniment organizohet në bashkëpunim me OJQ Ardhmëri e shëndetshme, shoqata për parandalimin e SKV, ndërsa do të marrin pjesë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera shëndetësore publike dhe private.

 

Me respekt,

Instituti i shëndetit publik