Takimi i pestë i Komitetit të emergjencës në pajtim me Rregulloren shëndetësore ndërkombëtare (RRSHN 2005) në lidhje me mikrocefalinë, sëmundjet neurologjike dhe Zika-n. 

18 nëntor 2016

Takimi i pestë i Komitetit të emergjencës për Zika-n dhe mikrocerfalinë  i thirrur nga Drejtori i përgjithshëm, në pajtim me Rregulloren shëndetësore ndërkombëtare (RRSHN 2005), e në lidhje me mikrocefalinë, sëmundjet neurologjike dhe ZIKA-n u mbajt në formë të një telekonference më 18 nëntor të vitit 2016.

Komiteti u informua për zbatimin e rekomandimeve të përkohshme të cilat drejtori i përgjithshëm i prezantoi si rezultat të këshillave nga katër takimet paraprake. Komiteti u informua për ndodhitë e fundit në lidhje me përhapjen gjeografike të virusit ZIKA, epidemiologjinë, mikrocefalinë, sindromën  Guillain-Barre dhe njohuritë aktuale për përhapjen e virusit ZIKA përmes marrëdhënieve seksuale.

Vendet anëtare dhanë informacion për mikrocefalinë, DBS dhe çrregullime të tjera neurologjike që paraqiten si pasojë e përhapjes së virusit ZIKA, si dhe masat e kontrollit që i zbatojnë ato.

Emergjenca shëndetësore publike me një rëndësi ndërkombëtare (PHEIC) e shpallur nga drejtori i përgjithshëm i OBSH-së pati si rezultat një përgjigje të shpejtë dhe të koordinuar botërore, njohje dhe pranim të infeksionit me virusin ZIKA dhe pasojat që paraqesin një problem mjaft të rëndësishëm dhe afatgjatë i cili duhet të menaxhohet nga OBSH, vendet anëtare dhe partnerët e tjerë në mënyrën në të cilën menaxhohet me kërcënimet e tjera nga sëmundjet infektive.

Komiteti fillimisht shpalli emergjencë shëndetësoro-publike me rëndësi ndërkombëtare (PHEIC) në shkurt të vitit 2016, në bazë të rasteve të regjistruara me mikrocefali dhe çrregullime të tjera neurologjike të raportuara në Brazil, pastaj raste të ngjashme në Polinezinë franceze dhe lidhshmërisë gjeografike dhe kohore me infeksionin e virusit ZIKA, që kërkonte një hulumtim emergjent dhe të koordinuar. Duke pasur parasysh se hulumtimet e vërtetuan lidhshmërinë mes ZIKA-s dhe mikrocefalisë, Komiteti vlerësoi se tani nevojitet një mekanizëm stabil, afatgjatë dhe teknik për menaxhimin e përgjigjes në rrafsh global.

Komiteti vlerësoi se virusi ZIKA dhe pasojat nga ai vazhdojnë të jenë një sfidë shëndetësoro-publike që kërkon një veprim intensiv, por që nuk paraqet më PHEIC të definuar në kuadër të Rregullores shëndetësore ndërkombëtare. Për shumë aspekte të kësaj sëmundjeje dhe pasojat nga ajo ende nuk ka njohuri të plota, por ato më së miri mund të fitohet me hulumtime të vazhdueshme. Komiteti rekomandoi se kjo duhet të realizohet përmes një programi të vazhdueshëm për punë me burime për zgjidhjen e natyrës afatgjatë të sëmundjes dhe pasojat nga ajo.

Komiteti i shqyrtoi rekomandimet e dhëna në takimet e mëparshme dhe u pajtua se OBSH dhe partnerët e saj kanë reaguar në mënyrë sistematike kur bëhet fjalë për rekomandimet e dhëna.  Gjithashtu, Komiteti e shqyrtoi dhe u pajtua me planin e OBSH-së   (ZIKA  TRANSITION PLAN) në të cilin është shkruar se do vendoset një mekanizëm për përgjigje për më afatgjatë që mundëson arritjen e qëllimeve strategjike të cilat tashmë janë identifikuar në Planin për përgjigje strategjike ndaj ZIKA.

Në bazë të kësaj, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së shpalli përfundimin e emergjencës shëndetësoro-publike me rëndësi ndërkombëtare (PHEIC). Drejtori i përgjithshëm përsëri i rekomandoi rekomandimet e përkohshme nga takimet e mëparshme të Komitetit që do përfshihen në përgjigjen afatgjatë. Drejtori i përgjithshëm i falënderoi anëtarët e Komitetit dhe këshilltarët për këshillat e tyre gjatë vitit të kaluar.

Përkthim i paautorizuar nga ISHPRM

http://www.who.int/mediacentre/news/statements/2016/zika-fifth-ec/en/