Pas Lajmërimit të marrë nga Ministria e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor më datë 4.12.2018, në të cilin sipas të dhënave nga Sistemi shtetëror për monitorim automatik të cilësisë së ajrit në mjedisin jetësor informohet për tejkalim të pragut për informim për grimcat PM10 (tejkalim i vlerës prej  100 µг/м3 gjatë dy ditëve të njëpasnjëshme të përcaktuar me Dispozitën [1]), Instituti i shëndetit publik i RM-së dhe Ministria e shëndetësisë e RM-së rekomandojnë:

  • Të kufizohet lëvizja dhe aktivitetet në mjedis të hapur i grupeve vulnerable të popullatës (fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike të sistemit të organeve të frymëmarrjes dhe organeve të qarkullimit të gjakut, me një rrezik të posaçëm personat që vuajnë nga astma), por edhe personave të cilët angazhimet e tyre profesionale i kryejnë në mjedis të hapur në zonat e ndotura të qytetit.
  • Përveç kësaj rekomandohet përdorimi i vitaminave (antioksidantëve), kryesisht nëpërmjet ushqimit (fruta dhe perime të freskëta sezonale, e në rast nevoje edhe si suplementë.
  • Personat me sëmundje kronike ta pranojnë me rregull terapinë e caktuar nga mjekët amë dhe tu përmbahet regjimit ushqimor të rekomanduar, duke konsumuar më pak ushqime me kripë dhe me yndyrë.

Tejkalimi i pragut të informimit është shënuar në pikët matëse në Shkup (Butel, Qendër, Karposh dhe Rektorat), Milladinovci, Kërçovë, Kumanovë, Strumicë, Manastir 1, Tetovë dhe Kavadar.

U bëjmë thirrje qytetarëve që t’i aplikojnë dhe tu përmbahen rekomandimeve të Ministrisë së mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor të miratuara në koordinim me Grupin punues intersektorial për ajrin në të cilin marrin pjesë edhe përfaqësuesit e Sektorit të shëndetësisë, e që në rast të tejkalimit të pragut të informimit për РМ10:

  • Të përdorin transportin publik
  • Të mos i përdorin makinat e tyre pa nevojë
  • Më shumë persona të udhëtojnë me një makinë njëherit
  • Për ngrohjen e mjediseve të mos përdorin vaj të djegur, mbeturina nga druri dhe mobilet me llak ose me ngjyrë, stiropor, PET ambalazh, gomë dhe çfarë do lloj materiali sintetik
  • T’i përdorin në mënyrë adekuate stufat me dru.

 

Secili nga ne si individ është pjesë e problemit, por edhe një element kyç i zgjidhjes.

Me respekt,

Instituti i shëndetit publik në bashkëpunim me Ministrinë e shëndetësisë

[1] Dispozita për ndryshimin dhe plotësimin e Dispozitës për vlerat kufitare për nivelet dhe llojet e substancave ndotëse në ajrin e mjedisit dhe pragjet e alarmimit, afatet e arritjes së vlerave kufitare, margjinat e tolerancës për vlerat kufitare, vlerat e synuara dhe qëllimet afatgjate (Gazeta zyrtare e RM-së, nr. 183/17)