лиде

Sot me 15.12.2021 u nda nga jeta Lidija Nikollovska, inxhiniere

e fizikës dhe specialiste e fizikës nukleare mjekësore, NATO-eksperte,  Udhëheqëse e Departamentit për mbrojtje nga rrezatimi pranë Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut, një eskperte e njohur dhe e dëshmuar në fushën e rrezatimit jonizues dhe dozimetrisë së rrezatimit, një profesioniste e përkryer në punën e saj.

 

 

Para se të emërohej Udhëheqëse e Departamentit për mbrojtje nga rrezatimi, nga viti 1983 deri në vitin 1988 Lidija Nikollovska ka qenë asistente për shkencë në Qendrën për aplikimin e radioizotopeve në shkencë dhe ekonomi.

 

Në vitin 1988 u bë pjesë e ekipeve të ekspertëve të Entit republikan për mbrojtjen e shëndetësisë, që sot mban emrin Instituti i shëndetit publik, si analiste e pavarur në Departamentin për mbrojtje nga rrezatimi deri në vitin 2005, kur u bë edhe udhëheqëse e të njëjtin Departament, post në të cilin punoi deri në ditën e fundit të punës.

 

Lista e angazhimeve si eksperte dhe si profesioniste përmes të cilave Lidija Nikollovska ka dhënë një kontribut të rëndësishëm jo vetëm në Maqedoni dhe rajon, por edhe në mbarë botën, është e gjatë.

 

Me këtë rast do i veçonim disa nga angazhimet e saj: Udhëheqëse e Projektit të TL dozimetrisë të personave të ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues gjatë punës, IAEA – Vjenë 1995-1997; Udhëheqëse e Projektit  për laboratorin nacional të kalibrimit për rrezatimin jonizues, Projekti për analizë gama spektrometrike, Administratore nacionale për burimet e rrezatimit jonizues në RM 1998-2005; eksperte – konsulente e jashtme në misionin e IAEA në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Republikën Serpska 2005 , Austri – Vjenë nga viti 2005-2009; Koordinatore e Maqedonisë në projektin rajonal IAEA-RER 9089 nga viti 2007;  Ligjëruese në kurset dhe trajnimet për rregullator të organizuara nga IAEA në Lituani dhe Kazakistan, gjatë viteve 2008-2009; e emëruar si eksperte e NATO – Bruksel për zbulimin e rrezatimit jonizues dhe gjendje të jashtëzakonshme si pasojë e rrezatimit në periudhën 2010 – 2014, si dhe shumë trajnime dhe punëtori nga fusha në të cilën ajo ishte një eksperte e shkëlqyer.

 

Ndër të tjera, Lidija Nikollovska ishte themeluese dhe drejtoreshë e parë e

Drejtorisë së sigurisë nga rrezatimi.

 

Lidija Nikollovska la shumë vepra pas vetes, vepra për të cilat do të mbahet mend jo vetëm në institucionin ku ajo punonte, por edhe shumë më gjerë.

 

Sot kur po ndahemi nga ty shprehim mirënjohjen tonë të thellë për kontributin tënd të pakursyer, që do na kujtojë gjithmonë se si largohet një ekspert dhe profesionist.

 

Prehu në paqe!