Ekipi profesional i Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë me kërkesë të ekipit të emisionit 360º që emitohet në Alsat M, në interes të shëndetit të popullatës bëri një përjashtim dhe mori pjesë në realizimin e kronikës Sekretet e vogla të pista të duarve tona.

U morën mostra nga gjësende të cilat përdoren për çdo ditë: tastatura, celulari, telekomanda, doreza e derës, bankënotat. Mostrat u analizuan në laboratorët e akredituar.

Falë këtij bashkëpunimi mes Alsat M dhe Institutit të shëndetit publik rezultatet e analizave të mostrave do mund të gjeni të dokumentuara në 360° Sekretet e vogla të pista të duarve tona.

Mesazhi që përcjell kjo kronikë është se higjiena e duarve është element kyç në parandalimin e sëmundjeve.

Burimi: 360° Alsat M TV, 14.03.2017,
Spec. dr. Dugagjin Osmani, spec. mikrobiolog, Instituti i shëndetit publik,
spec. dr. Biljana Karakaskoska, spec. mikrobiolog, m-r i shëndetit publik, Instituti i shëndetit publik,
teknik lab. Mare Kallaçoska, Instituti i shëndetit publik.