
Më datë 13.01.2016 në Shkup u nënshkrua marrëveshja për bashkëpunim mes ISHP Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, i përfaqësuar nga Drejtori Ass. dr. Shaban Memeti dhe Institutit kombëtar të shëndetit publik “Dr. Andrija Shtampar” me seli në Zagreb, i përfaqësuar nga Drejtori i përgjithshëm Dr. Zvonimir Shtostar. Me këtë marrëveshje ty dy palët e konfirmojnë partneritetin dhe bashkëpunimin nga fusha e shëndetit publik, ekologjisë shëndetësore, epidemiologjisë, mikrobiologjisë, hulumtimit dhe zhvillimit shkencor, dhe veprimtarive edukative arsimore me praktikë mjekësore.
Kjo marrëveshje paraqet bazë për krijimin e një Rrjeti rajonal për sigurinë dhe cilësinë e ushqimit në Evropën juglindore në të cilin do përfshihen edhe vende të tjera nga rajoni që bëjnë pjesë në BE, ose janë vende kandidate për anëtarësim në BE.