Nga 28 deri më 30 tetor të vitit 2015 në Maltë u mbajtën këshillimet në Rajonin Evropian të OBSH-së në lidhje me raportin e Komisionit për përballjen me problemin e mbipeshës tek fëmijët. Komisioni është themeluar nga drejtoresha e përgjithshme e OBSH-së dr. Margaret Çan dhe përbëhet nga 15 shkencëtarë të shquar dhe personalitete me një biografi impresive të cilët të cilët me veprimtarinë e tyre shkencore dhe shoqërore janë të njohur në mbarë botën. Komisioni ka për detyrë të përpilojë raport i cili do i hulumtojë, mbledhë dhe kombinojë qasjet dhe intervenimet më efikase për përballje me mbipeshën tek fëmijët dhe adoleshentët, në vende të ndryshme të botës.

Këshillimet me vendet e OBSH Evropë ishin të fundit nga të gjithë rajonet e OBSH-së. Shqyrtim të raportit, me vërejtje dhe sugjerime për përmirësimin e tij, në emër të Republikës së Maqedonisë, bëri dr. Igor Spiroski nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë, në rolin e Bashkëpunëtorit nacional të Ministrisë së shëndetësisë për bashkëpunim me OBSH-në për lëmitë „Të ushqyerit“ dhe „Sëmundjet joinfektive“.

Raporti final i Komisionit pritet të publikohet së shpejti.

Më shumë informacion për Komisionin dhe raportin final mund të gjeni në  http://www.who.int/end-childhood-obesity/en/ <http://www.who.int/end-childhood-obesity/en/>