Masat mbrojtëse kundër përhapjes së infeksionit tek personat e tjerë:

·         Vendosja e personit të sëmurë në një dhomë të veçantë (izolim shtëpiak) deri sa të zhduken të gjithë simptomat e sëmundjes. Dera e dhomës duket mbajtur e mbyllur gjatë tërë kohës.

·         Të kufizohet qasja e të afërmve dhe personave të tjerë tek dhoma e ku është vendosur personi i sëmurë (sa më pak persona të kujdesen për të dhe të mos lejohen vizita).

·         Të mos lejohet që për personin e sëmurë të kujdeset grua shtatzënë.

·         Personi i sëmurë të mbajë maskë mbrojtëse gjatë kohës që në dhomën e tij qëndron ndonjë person tjetër (nëse nuk k maskë, duhet të mbulojë gojën dhe hundën me shami ose me fasulet për një përdorim, sidomos kur kollitet apo kur teshtin).

·         Të mirëmbahet higjiena e rrugëve të frymëmarrjes dhe higjiena e duarve (duart të lahen me sapun dhe ujë të ngrohtë ose të përdoren fasulet të lagëta që përmbajnë alkool, sidomos pas kollitjes ose teshtimës).

·         Të mirëmbahet higjiena e dhomës dhe mjediseve të përbashkëta ku qëndron i sëmuri, dhe nëse ka mundësi të bëhet edhe dezinfektimi i këtyre hapësirave (sidomos tualetit).

·         Pajisjet për ngrënie, rrobat e papastra, peshqirët, çarçafët dhe mjetet e tjera (lodrat e fëmijëve) që janë prekur dhe përdorur nga personi i sëmurë duhet të trajtohen me kujdes deri sa të lahen/pastrohen (të mos preken, të mos afrohen pranë fytyrës). Këto gjësende nuk duhen pastruar në veçanti, por duhet të përdoret ujë dhe detergjent dhe të lahen/fshihen rrënjësisht dhe të thahen para përdorimit të tyre të sërishëm.

·         Dhoma e të sëmurit dhe mjediseve të përbashkëta duhet të ajroset shpesh.

·         Të evitohet transporti i personit të sëmurë me mjetet e transportit publik (gjatë vizitës te mjeku). Në kësi rastesh i sëmuri duhet të mbajë maskë mbrojtëse  – ose gjatë kollitjes dhe teshtimës të mbulojë gojën  dhe hundën me dorë ose shami ose fasulet për një përdorim.

·         Të mos shkohet në punë ose në shkollë gjatë periudhës që zgjat sëmundja. Personi i sëmurë mund të kthehet në punë ose në shkollë pasi të jenë zhdukur simptomat e sëmundjes.

NËSE KUJDESENI PËR PERSONIN E SËMURË/QË DYSHOHET SE ËSHTË I SËMURË:

 (masat mbrojtëse që kanë të bëjnë me kontaktin e afërt me personin e sëmurë*):

·         Duart të lahen me ujë dhe me sapun (nëse nuk ka mjet për dezinfektim) para dhe pas daljes nga dhoma e të sëmurit dhe pas çdo kontakti me të.

·         Të përdoret maskë mbrojtëse gjatë qëndrimit në dhomën e personit të sëmurë.

·         Të evitohet kontakti i drejtpërdrejtë me personin e sëmurë.

·         Nëse ekziston mundësia të përdoren doreza për një përdorim gjatë kontaktit me të sëmurin ose me gjësendet që janë pranë tij.

·         Duart të lahen shpesh me ujë dhe sapun, ose të fshihen me fasulet të lagëta, dhe kjo vlen për të gjithë anëtarët e familjes.

·         Anëtarët e familjes ta ndjekin gjendjen e tyre shëndetësore dhe gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe nëse paraqiten simptoma të ngjashme ma ato të gripit (temperaturë e lartë trupore, kollë, dhimbje fyti, vështirësi gjatë frymëmarrjes) menjëherë të kërkojnë ndihmë nga mjeku.

 

* Definicioni për kontakt të afërt (СЗО):

Kontakt i afërt është personi i cili kujdeset, jeton në të njëjtën amvisëri ose është në kontakt të drejtpërdrejtë me tajitjet nga organet e frymëmarrjes dhe lëngjet e tjera trupore të personit i cili është konfirmuar ose paraqet rast të dyshimtë të influencës A/H1N1.

Masat mbrojtëse duhen respektuar veçanërisht gjatë aktiviteteve të drejtpërdrejta që kanë të bëjnë me personin e sëmurë, me ç’rast mundësia për kontakt me ekskretet nga rrugët e frymëmarrjes, e me ç’rast edhe rreziku nga përhapja e infeksionit është dukshëm më i madh (larja, ushqimi, veshja).