Mbulimi shëndetësor universal është qëllimi numër 1 i OBSH-së. Çelësi për arritjen e kësaj është të sigurohet që secili njeri ta fitojë kujdesin për të cilin ka nevojë, kur ka nevojë, pikërisht në zemrën e komunitetit. Përparim ka në të gjitha vendet në të gjitha rajonet e botës. Por, edhe sot, miliona njerëz ende nuk kanë qasje në mbrojtje shëndetësore. Miliona njerëz janë të detyruar të zgjedhin mes mbojtjes shëndetësore dhe shpenzimeve të tjera ditore siç është ushqimi, veshmbathja, madje edhe banimi. Për këtë arsye OBSH-ja, në këtë ditë të shëndetit, 7 prill, ka vënë fokusin në mbulimin shëndetësor universal.

Për fushatën

Çfarë duam të arrijme përmes fushatës

Kjo fushatë ka për qëllim t’i ndihmojë njerëzit të kuptojnë më mirë se çfarë nënkuptojmë me mbulim shëndetësor universal – në çfarë shërbimesh dhe çfarë në mbështetje duhet të kenë qasje dhe ku.   Ne do ju sigurojmë materiale vizuale që do ju ndihmojnë njerëzve që kanë qasje në mbrojtje shëndetësore cilësore, të pranueshme, të kuptojnë se si është jeta e njerëzve pa një mbrojtje të tillë shëndetësore dhe të angazhohen për një qasje të barabartë për të gjithë dhe gjithkund.

Punonjësit shëndetësor do kenë një rol të rëndësishëm në fushatë, duke i ndihmuar vendimmarrësit në fushën e shëndetësisë të kuptojnë se për çfarë kanë nevojë njerëzit kur bëhet fjalë për kujdesin shëndetësor, sidomos në mbrojtjen shëndetësore primare.

Fushata, gjithashtu, paraqet një mundësi për ministrat e shëndetësisë dhe vendimmarrësit e tjerë të qeverisë të përkushtohen në ndërmarrjen e aktiviteteve për zgjidhjen e zbrazëtirave në mbulimin shëndetësor universal në vendet e tyre, si dhe ta theksojnë përparimin e bërë deri më tani.

Për Ditën Botërore të shëndetit do e publikojmë publikimin vjetor për të dhënat shëndetësore të OBSH-së, Raportin statistikor shëndetësor botëror. Raporti do përmbajë informacion për tendencat shëndetësore në fusha specifike, siç është shëndeti i foshnjave dhe fëmijëve, sëmundjet joinfektive, shëndeti mendor dhe rreziqet ekologjike, si dhetë dhëna për mbulimin shëndetësor universal dhe sistemet shëndetësore.

 Mbulimi shëndetësor universal – një pasqyrë më e gjerë

Dita botërore e shëndetit në vitin 2019 shënohet mes Konferencës botërore për mbrojtjen shëndetësore primare që u mbajt në Astana, Kazakistan, në tetor të vitit 2018 dhe takimit në nivel të lartë për mbulimin shëndetësor universal që do të mbahet në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në shtator të vitit 2019. Dita botërore e shëndetit është një nga mundësitë e shumta që të komunikohet për rëndësinë  e barazisë në shërbimet shëndetësore, jo vetëm për shëndetin e individëve, por edhe për shëndetin e ekonomive dhe shoqërisë në përgjithësi.

 

Dita botërore e shëndetit