Modul trajnimi për metoda të avancuara epidemiologjike (3)

 

Module-03-009-1Pas mbajtjes së dy moduleve paraprake – i pari në Tunis nga 27.10.-07.11.2014, me titull „Hyrje në epidemiologjinë intervente“ dhe i dyti – në Madrid nga 02-06 shkurt, në temë „Mjetet kompjuteristike për hulumtim të epidemisë dhe analizat multivariante“ në kuadër të MediPIET programit të financuar nga Komisioni Evropian, e nën udhëheqjen profesionale të Qendrës Evropiane për Kontroll të Sëmundjeve (ECDC) dhe Institutit të shëndetit publik Carlos III nga Madridi, në Beograd u mbajt moduli i tretë teorik – „Metoda të avancuara 2:  Analiza e serive kohore dhe analiza hapsinore“.

Në modulin që u mbajt nga data 23-27 mars, 2015 në Institutin e shëndetit publik të R. së SerbisëModule-03-127-1 „Dr. Millan Jovanoviq Batut” morën pjesë 46 specialistë të shëndetit publik nga 13 vende të ndryshme mes të cilave: Tunizia, Egjipti,  Palestina, Libani, Gruzia, Armenia, Moldavia, Bosnje dhe Hercegovina, Maqedonia, Mali i zi, Shqipëria, Kosova, Serbia dhe Spanja.

Maqedonia, si një nga katër vendet me qendra trajnimi të akredituara për Programin –  MediPIET, mori pjesë një delegacion pesë anëtarësh të përbërë nga specializantë, anëtarë të jashtëm dhe një supervizor (mentor) i programit.

Module-03-141-1Moduli u hap nga Dr. Dragan Iliq, Drejtor i Institutit të shëndetit publik të Serbisë, një fjalim dhe prezantim të shkurtër bënë edhe dr. Maja Kërçmar Vukiçeviq
nga delegacioni i BE në Serbi, dr.  Predrag Sazdanoviq – Këshilltar i ministrit për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe Integrim Evropian nga Ministria e shëndetësisë të Serbisë, si dhe nga përfaqësues të ekipit të MediPIET–

José Jaime de Domingo si koordinator i MediPIET dhe dr. Adela Páez, koordinator shkencor i MediPIET.

Ligjërues të modulit ishin profesionistë nga ECDC – Stokholm, Instituti i shëndetit publik Carlos III, Universiteti në Girona – Spanjë, si dhe nga Instituti i shëndetit publik të Serbisë.

Pjesëmarrja në këtë modul dhe përfundimi i trajnimit për epidemiologji intervente do mundësojë edukim të vazhdueshëm të kuadrove profesional nga Maqedonia, përmes përcjelljes së njohurive të fituara tek profesionistët në vend dhe gjithsesi edhe afrimit drejt standardeve Evropiane sa i përket mbikëqyrjes epidemiologjike të sëmundjeve infektive.

Module-03-022-1

Linqe për më shumë informacion:

Training module in Serbia on advanced epidemiological methods

Institute of PublicHealth of Serbia “Milan Jovanovic Batut”