MEMORANDUM PËR BASHKËPUNIM

mes Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë dhe

Institutit të shëndetit publik të Italisë

 

5.07.2018 në ora 10 në ISHP

 

 

Nënshkrimi i Memorandumit për bashkëpunim mes Institutit të shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë dhe Institutit të shëndetit publik të Italisë nënkupton fillimin e një epoke të re të bashkëpunimit në fushën e shëndetit publik dhe veprimtarisë hulumtuese, të bazuar në barazi, barazi gjinore, reciprocitet dhe përfitime të ndërsjella.

 

Fushat specifike të bashkëpunimit janë caktuar nga të dy palët, duke i pasur parasysh interesat e të dy palëve dhe përfshijnë:

 

  1. Këmbimin bilateral të kuadrove profesioniste për vizita studimore dhe hulumtime në fushën e: promovimit të shëndetit, imunizimit, sëmundjeve infektive, parandalimit dhe kontrollit të sëmundjeve joinfektive, regjistrave të sëmundjeve, mjedisit jetësor dhe shëndetit të njerëzve, ndryshimet klimatike, sigurisë së ushqimit dhe ujit, menaxhimit me statistikat shëndetësore, menaxhimit me sistemin shëndetësor, të ushqyerit/çrregullimet e të ushqyerit.
  2. Dizajnimin dhe zhvillimin e aktiviteteve për trajnim për udhëheqien e mbrojtjes shëndetësore dhe aplikimin e mjeteve pedagogjike (për evaluim, udhëzuesve edukativ, sistemeve për menaxhim, etj.)
  3. Aktivitete të përbashkëta për përgatitje, aplikim dhe pjesëmarrje në projekte hulumtuese të financuara me fonde të BE-së
  4. Dizajnim dhe zhvillim i një “biblioteke virtuale”  të përbashkët duke mos u kufizuar vetëm tek këmbimi i materialeve për trajnim për informacione, publikime për hulumtimet, study case dhe module online për trajnim.
  5. Forma të tjera potenciale të bashkëpunimit nga fusha e shëndetit publik – projekte për bashkëpunim dhe mbështetje teknike të promovuara nga BE.
  6. Palët e këtij memorandumi do e mbështesin këmbimin e ndërsjellë të literaturës mjekësore dhe materiale audiovizuale relevante dhe aktuale nga fusha e shëndetit publik.

Palët e këtij memorandumi do bashkëpunojnë mbi parimin e barazisë, përfitimeve të ndërsjella, këmbimit të rezultateve dhe mbrojtjes së të drejtave të pronës intelektuale, në pajtim me rregullat, praktikat dhe obligimet ndërkombëtare që janë si rezultat i anëtarësisë në BE dhe normat dhe rregulloret përkatëse.

IJZ_memo1 IJZ_memo2