
Pas vlerësimit ekologjiko-shëndetësor të bërë nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë nga ana e objekteve individuale për furnizim me ujë të pijshëm për banorët e 15 qyteteve të përmbytura në Republikën e Maqedonisë (Prilep, Manastir, Prespë, Ohër, Kërçovë, Demir Hisar, Veles, Negotinë, Kavadar, Kumanovë, Sh. Nikollë, Shtip, Radovish, Strumicë dhe Koçan) është bërë kërkesë për shpërndarjen e tabletave për dezinfektimin e ujit të pijshëm.
Tabletat për dezinfektimin e ujit – OASIS (300.000) në 06.03.2015 filluan të shpërndahen nga Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë përmes 10 Qendrave të shëndetit publik.
Ndihma u sigurua pas bisedimeve që bëri Ministria e shëndetësisë në lidhje me nevojat e kësaj kategorie vulnerable të popullatës për ujët të sigurt për pije, nga një fond i veçantë në kuadër të buxhetit të UNICEF.
Ndihma është e dedikuar për gjithë popullatën e cila ka pësuar dëme nga përmbytjet, gjegjësisht për qytetarët shtëpitë dhe objektet për furnizim me ujë të të cilëve, sipas Qendrës për menaxhimin me krizat dhe Qendrat e shëndetit publik nga rajonet përkatëse, janë dëmtuar nga përmbytjet. Dezinfektimi i ujit të pijshëm do të bëhet nga specialistë të higjienës nga Qendrat e shëndetit publik sipas një Udhëzuesi të përgatitur nga Instituti i shëndetit publik.
Ministria e shëndetësisë do vazhdojë të ndjekë situatën në rajonet e përmbytura dhe në rast nevoje do reagojë në mënyrën më adekuate.