Neoplazmat malinje me 20-25% zënë vendin e dytë në mesin e shkaktarëve të vdekjes në vendet e zhvilluara në botë, menjëherë pas sëmundjeve kardiovaskulare që janë shkaktar i më shumë se 50 % të vdekjeve në mbarë botën. Për momentin kanceri shkakton një nga gjashtë vdekje në rrafsh global. Për çdo vit, më shumë se 14 milionë njerëz diagnostikohen me kancer, ndërkohë që pritet që ky numër deri në vitin 2030 të tejkalojë 21 milion.
Në Republikën e Maqedonisë pas sëmundjeve të organeve të sistemit të qarkullimit të gjakut, neoplazmat malinje zënë vendin e dytë si shkaktar i vdekjes së popullatës. Në vitin 2010 nga kanceri kanë vdekur 3705 persona, ndërsa në vitin 2015 3741 persona, ndërsa sa i përket shkallës së mortalitetit, në vitin 2010 ajo ka qenë 180,3 në 100000 banorë dhe n[ vitin 2015 180,7%000.
Diagrami 1: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje në Republikën e Maqedonisë, periudha, 2010 – 2015
Burimi: Instituti i shëndetit publik
Sipas, në vitin 2010 numri i meshkujve që kanë vdekur nga neoplazmat malinje është 2218 me një shkallë prej 215,4 në 100 000 meshkuj, ndërsa numri i femrave 1487 me një shkallë prej 145,1 në 100 000 femra. Ky numër në vitin 2015 tek meshkujt është 2254 me një shkallë prej 217,3 %ооо, ndërsa tek femrat 1487 me një shkallë prej 143,9 %ооо.
Diagrami 2: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje sipas gjinisë në Republikën e Maqedonisë, periudha 2010 – 2015
Burimi: Instituti i shëndetit publik
Lokacionet primare më të shpeshta të neoplazmave malinje
Tek meshkujt shkaku më i shpeshtë i vdekjes nga neoplazmat malinje në periudhën 2010-2015 janë neoplazmat malinje të bronkeve dhe mushkërive me një shkallë mortaliteti e cila sillet nga 64,8 në vitin 2010 deri më 66,9 në vitin 2014 dhe 64,7 në 100 000 meshkuj në vitin 2015.
Diagrami 3: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje të bronkeve dhe mushkërive tek meshkujt në Republikën e Maqedonisë, periudha 2010 – 2015
Burimi: Instituti i shëndetit publik
Tek femrat shkaku më vdekjes nga neoplazmat malinje në periudhën nga viti 2010-2015 janë neoplazmat malinje të gjirit. Shkalla mortaliteti e cila sillet nga 30,0 në vitin 2010 deri më 27,2 në vitin 2015 në 100 000 femra.
Diagrami 4: Shkalla e mortalitetit nga neoplazmat malinje të gjirit në Republikën e Maqedonisë, periudha 2010 – 2015
Burimi: Instituti i shëndetit publik