Me rastin e EU Green Week” nga data 31.05. deri më 04.06.2021 e me qëllim ngritjen e vetëdijes për një mjedis jetësor më të pastër dhe më të shëndetshëm, si çdo vit organizohen një numër i madh i aksioneve dhe ndërmerren hapa konkrete për një të ardhme më të gjelbër.

Tema e këtij viti thotë “Zero pollution for healthier people and planet”, Zero ndotje për njerëz më të shëndetshëm dhe planet më të shëndetshëm”.

#EUGreenWeek #Zeropollution

Ndotja e ujit në të shumtën e rasteve ndodh si rezultat i aktiviteteve të njeriut. Kjo mund të shkaktojë probleme shëndetësore publike për njerëzit të cilët në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë e përdorin atë ujë.

Të gjitha bimët dhe organizmat të cilët janë të ekspozuar ndaj ujërave të ndotura i vuajnë efektet e dëmshme të ujit të ndotur. Në këtë mënyrë mund të dëmtohen lloje të caktuara dhe të ndikohet tek bashkësitë biologjike natyrore pjesë e të cilave janë ose që janë të ekspozuara ndaj trupave të ndotur ujor.

Shkaqet për ndotjen e ujit përfshijnë një spektër të gjerë të kemikalieve, mikroorganizmave patogjene ose trupave fizik. Ndotësit mund të jenë substanca organike dhe jo organike. Temperaturat e larta gjithashtu mund të kontribuojnë për ndotjen e ujit. Si shembull i shpeshtë i ndotjes termike është përdorimi i ujit si lëng për ftohje në elektrana dhe tek prodhuesit industrialë. Temperaturat më të larta të ujit ndikojnë në zvogëlimin e nivelit të oksigjenit, gjë që mund të shkaktojë ngordhjen e peshqve  dhe të ndryshojë përbërjen e zinxhirit ushqimor, të zvogëlojë diversitetin biologjik të llojeve dhe të nxisë invazion të llojeve të tjera termofile.

Kontrollimi i ndotjes së ujit kërkon një infrastrukturë adekuate dhe plane për menaxhim. Infrastruktura mund të përfshijë impjante për trajtimin e ujërave të zeza. Këto, bashkë me impjantet për trajtimin e ujërave të zeza në industri dhe bujqësi, zakonisht nevojiten për t’i mbrojtur ujërat nga ujërat e zeza të pa trajtuara.

 vodi alb