Mijëra njerëz kanë dalë në rrugët e kryeqytetit të vendit Freetown, pasi mesnata ka shënuar 42 ditë pa asnjë rast të paraqitjes me virusin Ebola.
Ndërkaq, festimet kanë vazhduar edhe më shumë kur përfaqësuesi lokal i OBSH-së e bëri njoftimin zyrtar, duke e shpallur vendin të lirë nga virusi.
Ky virus ka vrarë më shumë se 4,000 banorë në Sierra Leone në vetëm 18 muajt e fundit.
Shumë qytetarë janë mbledhur rreth pemës së pambukët në qendër të qytetit. Disa prej tyre kanë dhelur qirinj në kujtim të viktimave, derisa të tjerët iu kanë gëzuar lajmit dhe e kanë festuar duke vallëzuar.