Pastrimi dhe dezinfektimi janë veprime qenësore për kufizimin e ekspozimit ndaj mikroorganizmave dhe ruajtjen e një mjedisi të sigurt gjatë pandemisë me COVID-19. Reduktoni përhapjen e mikroorganizmave duke i mbajtur të pastra sipërfaqet dhe duke ua kujtuar nxënësve se sa e rëndësishme është higjiena e duarve.

 

Dallimi mes pastrimit dhe dezinfektimit

Pastrimi e zvogëlon numrin e mikroorganizmave, papastërtinë dhe papastërtitë nga sipërfaqet me ndihmën e sapunit (ose detergjentit) dhe ujit me ç’rast bëhet mënjanimi fizik i mikroorganizmave nga sipërfaqet.

  • Pastrimi i sipërfaqeve i shoqëruar me dezinfektim është praktika më e mirë për parandalimin e COVID-19 dhe sëmundjeve të tjera respiratore virusale.

Dezinfektimi i vret (ose deaktivon) mikroorganizmat që ndodhen në sipërfaqe apo gjësende. Dezinfektimi është më efikas nëse përdoren kemikalie, me çka sipërfaqet do mund të pastrohen më rrënjësisht.

 

Çfarë preparate për dezinfektim duhet të përdor?

Mund të përdorni çfarëdo preparati për dezinfektim të miratuar nga US EPA kundër COVID-19.

 

Si dhe kur duhet të pastroj dhe dezinfektoj?

Sipërfaqet dhe gjësendet në shkollë, të cilat preken nga nxënësit, pastroni shpesh. Kontrolloni nëse preparatet të cilat i përdorni për pastrim dhe dezinfektim mund të përdoren për pastrimin e pajisjeve elektronike.

 

Pastrimi i sipërfaqeve dhe gjësendeve në shkollë:

  • Dorezat e dyerve;
  • Bangat dhe karriget;
  • Dollapët dhe raftet e librave;
  • Tastierat e përbashkëta dhe miushët e kompjuterëve;
  • Ndërprerësit e dritave;
  • Mprehëset e lapsave;
  • Lavamanët dhe gjithçka rreth tyre;
  • Pajisjet e përbashkëta elektronike, si printerët;
  • Materiale të tjera të përbashkëta për mësim.

 

Pastroni dhe dezinfektoni sipërfaqet e prekura shpesh të paktën çdo ditë ose mes përdorimit nga nxënës të ndryshëm. Kufizoni përdorimin e artikujve të përbashkët kur është e mundur, ose pastroni dhe dezinfektoni pas çdo përdorimi.

 

Pastrimi dhe dezinfektimi mund të bëhet:

  • Në mëngjes para se nxënësit të futen nëpër klasa;
  • Mes orëve të mësimit (nëse nxënësit kalojnë nga një klasë në tjetrën, në periudhën kur ato nuk janë prezent në klasën që po pastrohet);
  • Pas përdorimit të gjësendeve ose sipërfaqeve të përbashkëta;
  • Para dhe pas shërbimit të ushqimit;
  • Para se nxënësit të kthehen nga pushimi mes orëve të mësimit;
  • Pas largimit të nxënësve nga shkolla.

 

Preparatet për pastrim dhe dezinfektim duhen ruajtur larg fëmijëve. Preparatet për pastrim dhe dezinfektim nuk u duhen lënë fëmijëve, ndërsa punonjësit që bëjë pastrimin duhet të sigurojnë ventilim adekuat gjatë përdorimit të këtyre preparateve që të mos lejohet që fëmijët ose ata vetë të thithin nga avujt toksik që avullohen gjatë pastrimit.

 

Burimi: cdc.gov/coronavirus