Instituti i shëndetit publik nëpërmjet Departmentit të fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit, mori pjesë në një projekt rajonal katër vjeçar, të financuar nga Agjencia ndërkombëtare për energjinë atomike, në të cilin u ndërtuan kapacitete për përdorimin e teknikave nukleare për vlerësimin e përbërjes trupore të fëmijëve. Vlerësimi i rrezikut shëndetësor si pasojë e mbipeshës shkon përtej vlerësimit të indeksit të masës trupore, që fitohet me matjen e peshës dhe gjatësisë. Për të vlerësuar nëse intervenimet shëndetësore publike janë efektive nevojiten informacione shtesë për përbërjen trupore dhe praninë e indeve yndyrore.
Siç thekson prof. d-r. Igor Spiroski, udhëheqës i Departmentit të fiziologjisë dhe monitorimit të të ushqyerit dhe hulumtues kryesor i projektit : “Edhe pse mbipesha tek fëmijët është një problem gjithnjë e në rritje, kemi mungesë të intevenimeve mbi popullatën për ta luftuar atë. Teknikat për vlerësimin e përbërjes trupore nëpërmjet të deuteriumit të holluar, mund të paraqesin mbështetje gjatë vlerësimit të shëndetit publik dhe të kontribuojnë drejt planifikimit të politikave për përballjen me mbipeshën tek fëmijët”.
Më shumë informacion për projektin do të gjeni në:
Оцени (2 Гласови)