(http://www.euro.who.int/en/health-topics/environment-and-health/Climate-change/news/news/2020/5/preparing-for-a-long,-hot-summer-with-covid-19)

Në pjesën më të madhe të Rajonit evropian të OBSH-së pritet një verë e gjatë dhe me temperatura të larta. Sipas parashikimeve metereologjike kjo verë do jetë më e gjatë dhe më e thatë se zakonisht. Popullata e gjerë, profesionistët mjekësorë dhe autoritetet e shëndetit publik duhet të jenë të përgatitur për valë të të nxehtit dhe t’i parandalojnë dhe të përballen me pasojat e mundshme ndaj shëndetit si rezultat i ekspozimit ndaj temperaturave të larta. Këtë vit kjo ka një rëndësi edhe më të madhe për shkak të problemeve aktuale me koronavirusin e ri (COVID-19) dhe që të gjithë, përfshirë këtu edhe grupet vulnerabile, duhet të këshillohen të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndjekin rekomandimet.

Frekuenca, intensiteti dhe kohëzgjatja e valëve të të nxehtit rritet, me një tendencë përforcuese në këtë rajon, që është diçka mjaft shqetësuese për shëndetësinë publike. Për shkak të ndryshimeve klimatike potenciali për ekspozim të rrezikshëm ndaj temperaturave ekstreme gjatë dekadave të fundit po përkeqësohet dhe do vazhdojë të përkeqësohet edhe në të ardhmen. Studimet e fundit vlerësojnë se mundësia për rritje të temperaturave është më e madhe në 31 qytete evropiane dhe kanë zbuluar se të gjitha zonat metropole evropiane të përfshira në studim do jenë më të ndjeshme ndaj temperaturave ekstreme në dekadat në vazhdim. Konsensusi shkencor është se ndryshimet klimatike do e rrisin edhe ngarkesën me sëmundje si pasojë e të nxehtit, nëse nuk zbatojmë nivele të fuqishme të adaptimit. Kjo ka një rëndësi po aq të madhe kur bëhet fjalë për  evitimin e një ngarkimi shtesë të sistemeve të mbrojtjes shëndetësore në kushte kur ato tashmë janë mjaft të ngarkuara me trajtimin e pacientëve me COVID-19.

Çdo vit temperaturat e larta ndikojnë tek shëndeti i njerëzve, sidomos tek më të moshuarit, foshnjat, personat që punojnë në mjedise të hapura dhe personat që vuajnë nga sëmundje kronike. Temperaturat e larta  mund të shkaktojnë lodhje dhe goditje nga të nxehtit që mund t’i përkeqësojnë gjendjet aktuale – siç janë sëmundjet kardiovaskulare, repsiratore, sëmundjet e veshkave dhe ato mendore. Ndikimet e padëshiruara të motit të nxehtë ndaj shëndetit mund të parandalohen përmes një praktike të mirë të shëndetit publik, duke i ndjekur njëkohësisht këshillat për mbrojtje nga COVID-19.

Freskohuni kur bën vapë.

Gjatë periudhave të vapës është me shumë rëndësi që të ruhet freskia që të evitohen kështu efektet negative të të nxehtit ndaj shëndetit.

Mos dilni në periudhën më të nxehtë të ditës.

Evitoni daljet dhe kryerjen e aktiviteteve fizike gjatë periudhën më të nxehtë të ditës. Shfrytëzoni përparësitë të periudhës së veçantë për pazar të dedikuar për grupet vulnerable.  Qëndroni në hije, mos i lini fëmijët ose kafshët brenda në makinë, dhe nëse keni nevojë dhe mundësi, kaloni 2-3 orë në ditë në mjedis të freskët, dhe ndërkohë respektoni distancimin fizik prej së paku 1m.

Ruani freskinë në shtëpinë tuaj.

Përdorni ajrin e freskët gjatë natës që ta freskoni shtëpinë tuaj. Parandaloni rritjen e temperaturës në shtëpi duke përdorur grilat dhe fikni sa më shumë pajisje elektrike për të cilat nuk keni nevojë.

Freskohuni dhe konsumoni sasi të mjaftueshme të lëngjeve.

Përdorni veshje dhe çarçafë të hollë dhe të lehtë, bëni dush me ujë të ftohtë dhe konsumoni ujë rregullisht, por jo edhe pije me sheqer, alkool dhe kafeinë.

Qëndroni në vende të freskëta gjatë epidemisë me COVID.

Evitoni ekspozimin ndaj diellit, ose qëndrimin në mjedise me temperaturë më të lartë se 25 °C, sepse nuk ka dëshmi që kjo parandalon ose shëron COVID-19, por rrit rrezikun nga rrezatimi dhe goditja nga të nxehtit. Mund të infektoheni me COVID-19 pa dallim se sa i ngrohtë është moti, prandaj mbroni veten dhe të tjerët ashtu që do i lani duart rregullisht, do mbuloni gojën kur do kolliteni ose teshtini dhe do evitoni prekjen e fytyrës.

Përderisa kujdeseni për veten tuaj, mos i harroni edhe familjarët, miqtë dhe fqinjtë që kalojnë pjesën më të madhe vetëm. Personat vulnerabël mund të kenë nevojë për ndihmë gjatë ditëve të nxehta, dhe nëse dikush që njihni është në rrezik ndihmojeni atë me këshilla dhe mbështetje, por duke ju përmbajtur rekomandimeve dhe duke ruajtur distancën fizike.

Plane për veprim gjatë motit të nxehtë.

OBSH/Evropë vendeve dhe rajonit u rekomandon zhvillimin dhe zbatimin e planeve për veprim gjatë motit të nxehtë. Këto plane kanë për qëllim të parandalojnë dhe reagojnë ndaj rreziqeve si pasojë e të nxehtit, dhe duhet të përmbajnë masa për parandalim afatgjatë, përgatitje afatmesme dhe masa emergjente afatshkurtra. Këtë vit rekomandohet që të shqyrtohen madje edhe planet ekzistuese për mbrojtjen e shëndetit, të merren në konsideratë  masat e caktuara për zvogëlimin dhe parandalimin e përhapjes së  COVID-19.