VEPRIMTARIA E ISHPRMV-së
Veprimtaria e ISHP është e definuar me Ligjin për sigurim shëndetësor, Ligjin për shëndetin publik, Programin për shëndetin publik dhe aktet e tjera ligjore dhe realizohet nëpërmjet grumbullimit, përpunimit dhe analizës të të dhënave në bazë të Ligjit për evidencat në fushën e shëndetësisë, organizimin dhe planifikimin e sigurimit shëndetësor, studimin dhe ndjekjen e kushteve higjienike dhe të tjera për ruajtjen e ajrit, produkteve ushqimore, gjësendeve për përdorim të përgjithshëm, ujit për pirje, ujërave të zeza dhe mbeturinave të ngurta, pjesëmarrjen në mbikëqyrje sanitare preventive në objekte ndërtimore dhe të tjera, ndjekjen dhe aplikimin e masave për mbrojtje aktive të popullatës nga sëmundjet ngjitëse e të tjera, studimin e ushqyerjes dhe propozimin e masave për mënjanimin e pasojave nga ushqyerja jo adekuate, mbajtjen e statistikës shëndetësore, përcaktimin dhe aplikimin e doktrinës unike metodiko-profesionale, propozimin dhe pjesëmarrjen në programe shëndetësore, kryerjen e analizave referente laboratorike, koordinimin e Qendrave të Shëndetit Publik në Maqedoninë e Veriut, përcaktimin e aplikimin e masave gjatë fatkeqësive elementare, aksidenteve ose gjendjeve të jashtëzakonshme, pjesëmarrjen në veprimtarinë arsimore dhe krijon dhe aplikon doktrina profesionale mjekësore në fushën e vetë.
Instituti i shëndetit publik i koordinon detyrat që burojnë nga normat ligjore në bashkëpunim me 10 Qendra të shëndetit publik, Ministrinë e shëndetësisë, Ministrinë e mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor, Ministrinë e punës dhe politikës sociale, Ministrinë e punëve të brendshme, Ministrinë e arsimit dhe shkencës, institutet dhe institucionet e tjera shëndetësore nga shëndetësia publike dhe private, vetëqeverisjen lokale, organizatat joqeveritare, bizneset, prodhuesit, shoqërite tregtare dhe subjekte të tjera që në baza të ndryshme janë të lidhura me veprimtarinë që e kryen ky institucion.
Instituti i shëndetit publik është bazë arsimore e Fakultetit të Mjekësisë në Shkup, ndërsa ligjëruesit e ISHP-së marrin pjesë në ligjërata edhe në fakultete të tjera në UKM dhe në universitetet e tjera në Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe jashtë shtetit.
Aktiviteti profesional i ISHP-së është bazë e politikës nacionale në fushën e mjekësisë preventive dhe shëndetit publik. Personat profesionistë të punësuar në Institut janë njëkohësisht edhe krijuesit e tërthortë të politikave nacionale, por edhe të politikës ndërkombëtare shëndetësore nëpërmjet të ekspertëve, të cilët janë persona për kontakt në bashkëpunimin me Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Bankën Botërore, Unicef-in, UNFPA-në, MAAE-në etj.
Organizimi, detyrat e punës, autorizimet, marrëdhëniet e ndërsjella dhe përgjegjësitë e punonjësve janë të rregulluara me Statutin dhe Rregulloren e organizimit të brendshëm dhe sistematizimit të vendeve të punës në IPSH, ISHP i RMV-së.
Njësitë dhe laboratorët janë të ndara në bazë të aktiviteteve që i kryejnë (mikrobiologjia, radioekologjia, analiza biologjike) ose në bazë të produkteve të testohen (ushqim, ujë, gjësende për përdorim të përgjithshëm).
Personeli i përgjithshëm shkencor-profesional është i detyruar që t’i ruajë të fshehta të dhënat, informatat dhe rezultatet, në pajtim me Ligjin për mbrojtjen e të dhënave personale dhe legjislativës tjetër relevante.
Në Institutin e shëndetit publik ka gjithsej 135 punonjës të rregullt dhe 40 punonjës të përkohshëm të profileve të ndryshme: mjekë, kimistë, inxhinierë, farmacistë, fizicientë të fizikës bërthamore, profesorë, docentë,asistentë etj.
Ata të gjithë japin kontributin e tyre në pesë Departamentet e dy Qendrat-atë të laboratorëve referent dhe atë për përpunimin statistikor të të dhënave shëndetësore, botim dhe edukim.