PRO-METROFOOD është projekt në kuadër të programit HORIZON 2020 të Bashkimit Evropian, që ka për qëllim të përforcojë metrologjinë në fushën e ushqimit dhe të ushqyerit, përmes krijimit të një infrastrukture të re evropiane për hulumtim METROFOOD-RI “Infrastruktura për Promovimin e Metrologjisë në Ushqim dhe të Ushqyerit. PRO-METROFOOD është një “projekt i ri” në ESFRI Roadmap 2016 pjesë e “Shëndeti dhe ushqimi”. Në realizimin projektit janë të përfshirë pjesëmarrës nga 17 vende evropiane.
Bartës i projektit në Republikën e Maqedonisë është Instituti i shëndetit publik (ISHPRM). Për realizimin e qëllimeve të PRO-METROFOOD në Republikën do të përdoren kapacitetet ekzistuese të Institutit të shëndetit publik dhe të Fakultetit të shkencave bujqësore dhe ushqimit pranë Universitetit “Sh. Kirili dhe Metodi” në Shkup (partner i ISHPRM në rrafsh kombëtar). Këto dy institucione do jenë pjesë e rrjetit të laboratorëve në të cilin janë të inkuadruara qendrat për hulumtim të partnerëve pjesëmarrës ne projekt. Koordinator i projektit në rrafsh nacional është m-r Anita Najdekovska.
PRO-METROFOOD ka për qëllim të sigurojë ushqim  cilësor dhe të sigurt, me promovimin e transferim të teknologjive, komunikimit dhe shpërndarjes së informacioneve që janë në interes të konsumatorëve. Projekti është i ndërtuar nga infrastruktura fizike dhe ajo elektronike (P-RI dhe e-RI). P-RI do mundësojë zhvillim, prodhim, klasifikim dhe certifikim të materialeve të reja referente, metodave analitike dhe pajisjeve (МЕТRО), ndërsa fermat/fushat, fabrikat dhe laboratorët eksperimentalë do i mbështesin aktivitetet që kanë të bëjnë me cilësinë, sigurinë, autenticitetin dhe mbikëqyrjen, si dhe klasifikimin e materialeve të papërpunuara dhe produkteve ushqimore (USHQIM).
Me e-RI do sigurohen informacione të dobishme për konsumatorin dhe palët e tjera të interesuara. Përveç kësaj, e-shërbimi laboratorëve do ju mundësojë të dhëna standardizimin dhe harmonizimin  rezultateve nga analizat e ushqimit (bazë të të dhënave), shërbime për përdoruesit me aplikacione të cilat mbështetet me të dhëna nga analizat e ushqimit, informacione dhe trajnime   (e-learning platforms).
PRO-METROFOOD do mundësojë që projekti METROFOOD-RI ESFRI të futet në listën aktive të projekteve në ESFRI Roadmap 2018, përmes dizajnimit të një strategjie afatgjatë dhe afatmesme, duke krijuar korniza organizative të infrastrukturës, si dhe duke i demonstruar mundësitë e METROFOOD-RI për të siguruar mbështetje në aspektin shkencor. Në fakt, qëllimi kryesor është që të arrihet një nivel pjekurie i projektit METROFOOD-RI ESFRI i domosdoshëm për hyrje në listën e projekteve aktive, duke e përforcuar konzorciumin dhe planifikimin e fazave të ardhshme. Në kuadër të PRO-METROFOOD do të realizohen analiza laboratorike me qëllim që të demonstrohet mundësia e METRODOO-RI për realizimin e shërbimeve të veta.
Sigurisht, një nga qëllimet kryesore është integrimi i METROFOOD-RI në hartën evropiane dhe pozicionimi në rrafsh global.
Për më shumë informacion vizitoni faqen e internetit:
www.metrofood.eu