18.03.2020.

 

ANALIZA BAKTERIOLOGJIKE

 

Pranim i materialeve:

  • Të gjitha mostrat për analiza bakteriologjike duhet të dorëzohen në një kontejner të jashtëm të pastër. Personeli i cili e transporton materialin nuk duhet të mbajë doreza, si dëshmi që sipërfaqja e jashtme e paketimit është e pastër. Mostrat duhet të paralajmërohen paraprakisht dhe t’i dorëzohen personalisht teknikut të laboratorit, i cili pastaj e dërgon kontejnerin në një dhomë të sigurt për punë (kabinet i sigurt biologjikisht KSB) me nivel të dytë të sigurisë (KSB-2).

Përgatitja e mostrave për përpunim:

  • Të gjitha mostrat mbillen në dhomën e sigurt për punë.
  • Para se të fillohet me punë aktivizoni dhomën e sigurt për punë.
  • Prisni deri sa ventilatori i dhomës të arrijë shpejtësinë e nevojshme për punë të sigurt.
  • Sigurohuni që i keni pranë të gjitha materialet e nevojshme për punë: eza për një përdorim, terrenet ushqyese dhe mediumet e nevojshme për mbjelljen e materialeve, vorteks, shiringa dhe gjilpëra, pipetorë dhe majuca, dezinfektues, kontejner me qese për vendosjen e pajisjeve të përdorura dhe kontejner për gjësende të mprehta.
  • Sipërfaqet e dhomës (pjesët ku do i dezinfektojmë mostrat dhe ku do e bëjmë mbjelljen) duhet të mbulohen me mbulesë të trashë letre (letër për fshirje ose lignin)
  • Jashtë dhomës përgatitni dezinfektues me alkool për t’i dezinfektuar duart.
  • Jashtë dhomës përgatitni enë në të cilën do i vendosni bazat e mbjella.
  • Jashtë dhomës përgatitni enë plasmasi me dezinfektues për dezinfektimin e syzeve mbrojtëse dhe kontejnerit me të cilin janë sjellë mostrat. Nëse e përgatitni vetë tretjen për dezinfektim, sigurohuni që ajo të jetë sa më e freskët (të jetë përgatitur gjatë 24 orëve të fundit).
  • Përgatitni një kosh dhe qese të veçantë për mbeturinat infektive, hapeni kapakun që të jetë gati për hedhjen e mbeturinave.

 

Procedura gjatë përpunimit të mostrave – punohet në çift (një laborant jep udhëzime dhe i kontrollon veprimet e laborantit i cili e bën punën, vesh pajisje mbrojtëse dhe i bën gati mostrat për përpunim)

 

  • Të dezinfektohen duart me dezinfektues me alkool 30 sekonda.
  • Të vishet mantel për një përdorim me mëngë të gjatë, të vendoset kapele që të largohen flokët nga fytyra, sipër kapeles maskë respiratore, syze mbrojtëse, ose lloj tjetër i mbrojtjes për sytë dhe në fund vendosen dorezat sipër mëngëve të mantelit.
  • Të nxirren mostrat e sjella nga kontejneri i jashtëm me të cilin janë sjellë, kontejneri të zhytet në një enë plasmasi të mbushur me dezinfektues për sipërfaqet (i përgatitur i freskët, 24 orë)
  • Shishet për hemokulturë në dhomën mbrojtëse duhet të fshihen me pambuk (ose lignin) të zhytur paraprakisht me dezinfektues me alkool. Pastaj vendosen në enë jashtë dhomës. (ena nuk duhet të preket me dorezat)
  • Likuori nga epruveta me shiringë dhe gjilpërë mbillet në bazat përkatëse, pastaj ato vendosen në enë jashtë dhomës – nuk bëhet preparate sipas Gram.
  • Mostrat e tjera mbillen sipas procedurës të zakonshme, nuk bëhen preparate sipas Gram nga asnjë prej mostrave
  • Pas mbjelljes mostrat dhe pajisjet e përdorura duhet të hidhen në koshat për materiale infektive në dhomën mbrojtëse.
  • Mostrat e mbjella vendosen në një enë të veçantë jashtë dhomës mbrojtëse (ena nuk duhet të preket me doreza)
  • Lignini me të cilin është e mbuluar sipërfaqja punuese brenda në dhomën në të cilën janë punuar mostrat, të laget me dezinfektues (me të njëjtin me të cilin janë dezinfektuar shishet për hemokulturë), të fshihet sipërfaqja e mbuluar nga ai dhe të hidhet në koshin për mbeturina infektive.
  • Qesja me mbeturina infektive nga kontejneri në dhomën mbrojtëse duhet të hidhet në një qese të veçantë ose kosh për mbeturina infektive të përgatitura paraprakisht
  • Të hiqen dorezat (të hidhen në një qese/kosh të veçantë për mbeturina infektive ) – të dezinfektohen duart – të hiqet manteli (të hidhet në një qese/kosh të veçantë për mbeturina infektive), të dezinfektohen duart.
  • Të hiqen syzet mbrojtëse (ose lloj vjetër i mbrojtësve për sytë) dhe të vendosen tek kontejneri me dezinfektues. Të lihen atje për 15 minuta.
  • Të hiqet maska dhe kapelja (të hidhen në qese/kosh të veçantë për mbeturina infektive), të dezinfektohen duart.
  • Me duar të pastra hemokulturat të vendosen në aparatin për hemokulturë
  • Me duar të pastra ena me terrenet e mbjellura të çohet në termostat në pjesën e caktuar për mostra për pacientë me COVID19
  • Nëse prisni edhe mostra të tjera, dhoma të lihet në pozitën “stand by”. Llamba UV sipas nevojës mund të kyçet me shtypjen e butonit që ka si shenjë llambën UV.
  • Me fikjen e dhomës mbrojtëse automatikisht aktivizohet Llamba UV dhe me këtë fillon periudha e sterilizimit të hapësirës në dhomën mbrojtëse.
  • Pas sterilizimit të hapësirës punuese të dhomës mbrojtëse me rreze UV, në kontejnerin për mbeturina infektive që gjendjet brenda saj të vihet një qese e pastër.
  • Syzet dhe kontejneri për transport të mostrave pasi të kenë qëndruar 15 minuta të zhytur në dezinfektues, nxirren, pastrohen me letër ose pëlhurë për një përdorim të njomur me dezinfektues të freskët, lahen me ujë dhe vendosen në enë që të thahen, e të thata vendosen në vendin e tyre.
  • Në fund të orarit të punës dhoma mbrojtëse duhet të fiket detyrimisht.

 

Procedura në rast incidenti (derdhje e materialit infektiv):

  • Ndërpritni punën, dhe duke i mbajtur të gjitha pajisjet mbrojtëse personale të veprohet si në vazhdim:
  • Mbulojeni sipërfaqen e kontaminuar me letër pambuku (lignin) dhe lageni atë me dezinfektues për sipërfaqe (të përgatitur të freskët brenda 24 orëve), lini të veprojë për 15 minuta.
  • Pas 15 minuta, ashtu të veshur, mblidheni letrën (lignitin), hidheni tek mbeturina infektive dhe pastroni sipërfaqen punuese me dezinfektues për sipërfaqe.

Mënjanimi i mbeturinave infektive nga pacientë të cilët dyshohen se kanë infeksion me COVID-19 – puna në çift (tekniku jep udhëzime dhe i kontrollon procedurat e përgatitësit):

  • Qesen me mbeturina infektive nga pacientë të cilët dyshohen se kanë infeksion me COVID-19, me duar të mbrojtura me doreza lidheni, futeni në një qese vjetër për mbeturina infektive (të vendosur në koshin e dytë) duke mos e prekur qesen e dytë dhe koshin e mbeturinave, e pastaj hiqni dorezat e përdorura dhe hidhni ato në koshin e dytë. Pa doreza lidheni qesen e koshit të dytë. Qesen e mbyllur vendoseni në koshin e kuq për transport të mbeturinave infektive, që do të transportohet deri në vendin e caktuar për mbeturina infektive.

 Procedura në rast incidenti (plasje e qeses ose rrjedhje nga qesja me mbeturina infektive):

  • Futni qesen në një qese tjetër (sekondare), ndërpritni punën, hiqni dorezat dhe dezinfektoni duart, vishni të gjitha pajisjet mbrojtëse dhe veproni sipas procedurës së zakonshme siç është përshkruar tek „Procedura në rast incidenti (derdhje e materialit infektiv) “
  • Mbulojeni sipërfaqen e kontaminuar me letër pambuku (lignin) dhe lageni atë me dezinfektues për sipërfaqe (të përgatitur të freskët brenda 24 orëve), lini të veprojë për 15 minuta.
  • Pas 15 minuta, ashtu të veshur, mblidheni letrën (lignitin), hidheni tek mbeturina infektive dhe pastroni sipërfaqen punuese me dezinfektues për sipërfaqe.