• Dërgimi i mostrave duhet të paralajmërohet në numrat e telefonit të Laboratorit të virusologjisë: 078 387 251
  • Në korridorin para dhomës spitalore përgatitet një kontejner i pastër për vendosjen dhe transportimin e mostrave.
  • Personi i cili ka bërë marrjen e mostrës për analizë (strishio nazofaringale ose ndonjë mostër vjetër) me duar të mbrojtura me doreza e vendos atë në një kontejner sekondar ose në qese me sistem për mbyllje në pozitë vertikale brenda kontejnerit primar duke pasur shumë kujdes që gjatë kësaj procedure të mos preken muret e jashtme dhe tehet e kontejnerit.
  • Kontejneri sekondar mbyllet me duar pa doreza dhe vendoset në një kontejner të jashtëm (frigorifer portabël).
  • Kapaku i kontejnerit të jashtëm mbyllet me DUAR PA DOREZA, dhe ashtu i mbyllur dërgohet deri tek laboratori (me DUAR PA DOREZA)!
  • Personi i cili e transporton kontejnerin ia dorëzon atë laborantit për pranim i cili nuk ka doreza, e i cili kontejnerin e dërgon në dhomën për pranim, e nxjerr kontejnerin sekondar nga ai i jashtëm, kontrollon për të parë se sa dhe çfarë mostrash janë dërguar dhe nëse numri dhe lloji i tyre përputhet me dokumentacionin shoqërues.
  • Dokumentacioni shoqërues dërgohet veçmas. Мund të vendoset në palim, qese ose zarf, i mbyllur dhe i ngjitur në kapakun e jashtëm. Ky dokumentacion nuk vendoset në brendi të kontejnerit.
  • Nëse gjatë transportit ndodh që mostra të derdhet, të mungojë dokumentacioni shoqërues ose të mos jetë plotësuar siç duhet, të mungojë ndonjë nga mostrat, dokumentacioni të jetë i mbështjellur rreth mostrës ose mostra të mos jetë e shënuar në mënyrën e duhur – mostra nuk do të pranohet për analizë laboratorike.

 

 

 

 

 

 

Instituti i shëndetit publik i RMV