ÇFARË RËNDËSIE KANË PËR SHËNDETIN SHËRBIMET E INFEMIEREVE DHE AKUSHEREVE
Infermieret dhe akusheret luajnë një rol qenësor në zbatimin e shërbimeve shëndetësore – promovim, parandalim, trajtim dhe rehabilitim – në fushat me nevojë të madhe shëndetësore, ku mund të jenë edhe dhënësit e vetëm të mbrojtjes shëndetësore në vijën e parë, sidomos në zonat e largëta.
Sfidat shëndetësore, si HIV/SIDA, TB, malaria, shëndeti i nënave dhe fëmijëve dhe shëndeti mendor, bashkë me sëmundjet e përforcojnë agjendën e forcës punëtore shëndetësore në nivel të lartë kombëtar. Meqë në një numër të madh të vendeve infermieret dhe akusheret e formojnë pjesën më të madhe të forcës punëtore shëndetësore klinike, është i domosdoshëm zhvillimi dhe përforcimi i burimeve njerëzore, duke e pranuar se shërbimet e infermiereve dhe akushereve luajnë një rol qenësor në përmirësimin e shëndetit dhe realizmin e shërbimeve.
Infermieria dhe akusheria në OBSH
Disa rezoluta të Asamblesë shëndetësore botërore të infermiereve dhe akushereve (WHA42.27, 45.5, 47.9, 48.8, 49.1, 54.12 dhe WHA59.27) e demonstrojnë rëndësinë që vendet anëtare të OBSH-së ia japin infermiereve dhe akushereve si persona për arritjen e një shëndeti më të mirë për të gjitha komunitetet.
Rezoluta më e re, WHA 59,27 e përsërit rëndësinë e infermieres dhe akusheres:
… duke e njohur kontributin kritik të profesioneve – infermiere dhe akushere në sistemet shëndetësore, në angazhimet për të arritur qëllime të përbashkëta për zhvillim në lidhje me shëndetin, përfshirë edhe ato të përfshira në Deklaratën e mileniumit, dhe ato nga programet prioritare të OBSH-së…
Funksionet në selinë e OBSH-së janë:
- Lehtësimi i integrimit të shërbimeve nga infermieret dhe akusheret në programet e OBSH-së:
- Sigurimi i informacioneve të bazuara në dëshmi;
- Mbështetje e angazhimeve teknike për ndërtimin e kapaciteteve;
- Krijimi i kushteve për rrjete dhe partneritete efektive.
Kahje strategjike
Udhëzimet strategjike për përforcimin e infermiereve dhe akushereve (2011-2015), të përgatitura nga OBSH-ja dhe partnerët e saj sigurojnë një kornizë gjithëpërfshirëse për veprim të përbashkët drejt qëllimit të përbashkët të përfshirë në vizionin e saj “Rezultate më të mira shëndetësore për individët, familjet dhe komunitetet përmes sigurimit të shërbimeve kompetente, sensitivo-kulturore nga infermieret dhe akusheret”.
Fushat strategjike
Fushat kryesore strategjike janë:
- Përforcimi i sistemeve dhe shërbimeve shëndetësore.
- Politika dhe praktika e infermiereve dhe akushereve.
- Edukimi, trajnimi dhe zhvillimi në karrierë.
Parimet
Partneriteti: të punojmë bashkërisht për qëllime të përbashkëta, të veprojmë bashkërisht dhe ta ndihmojmë njëri tjetrin.
Relevanca: zhvillimi i shërbimeve dhe sistemeve shëndetësore të udhëhequra nga nevojat shëndetësore, dëshmitë dhe prioritetet strategjike.
Pronësia: miratimi i një qasjeje fleksibile që mund të udhëheqë veprimin në rrafsh global dhe kombëtar dhe që mund të realizohet me inkluzion lokal.
Veprimi etik: planifikimi dhe dhënia e shërbimeve shëndetësore të bazuara në drejtësi dhe respektim të të drejtave të njeriut.
Kontributet kryesore të OBSH-së dhe partnerëve të saj
Programi synon të kontribuojë për dëshmi për politikën shëndetësore globale dhe zhvillimin e udhëimeve për planifikimin dhe menaxhimin me burimet njerëzore. Gjithashtu punon edhe për:
- Ndërtimin dhe mirëmbajtjen e databazave për forcën punëtore;
- Identifikimin dhe sigurimin e mbështetjes për programet prioritare (si HIV/SIDA, shëndeti i nënave dhe fëmijëve, TB, malarien, shëndetin mendor);
- Sigurimin e drejtimit dhe prezantimin e tendencave globale sa i përket arsimimit dhe punës praktike të infermiereve;
- Realizmin dhe nxitjen e hulumtimeve, (migrimi, mungesa dhe mënyrat e mbajtjes së tyre në vend, edukimi interprofesional dhe bashkëpunimi në praktikë);
- Vendosjen e lidhjeve;
- Ndërtimin e kapaciteteve;
- Vendosjen e standardeve për kujdes dhe gjenerimin e praktikave më të mira për kujdes.
Partnerët tanë
Ne punojmë me një spektër të gjerë të partnerëve, si: Rrjeti global i qendrave për bashkëpunim pranë OBSH-së për zhvillimin e infermiereve dhe akushereve; Komiteti ndërkombëtar katolik i infermiereve dhe ndihmësve mjekësor-social; Konfederata ndërkombëtare e akushereve; Këshilli ndërkombëtar i infermiereve; Federata ndërkombëtare e shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së kuqe; Organizata ndërkombëtare e punës; Shoqata ndërkombëtare e infermiereve që kujdesen për pacientë me kancer; Nderi ndërkombëtar i infermiereve Sigma Teta Tau; Fondi i fëmijëve pranë Kombeve të Bashkuara; Fondi për popullatën pranë Kombeve të Bashkuara.
Cilat janë përfitimet nga partnerët tanë?
- Një pasqyrë më e gjerë e problemeve dhe programeve globale që kanë të bëjnë me infermierinë dhe akusherinë;
- Qasje në informacione aktuale për politikat, hulumtimet dhe shërbimet shëndetësore;
- Bashkim në rrafsh global, rajonal dhe kombëtar;
- Lidhje më e shpejtë me pakot për standardet themelore të kujdesit – infermieri dhe akusheri;
- Vizibilitet më të madh të profesionalizmit të qendrave për bashkëpunim dhe programet prioritare të OBSH-së;
- Mundësi të më mëdha për mobilizimin e burimeve, si njerëzore ashtu edhe financiare.