Raporti Shëndeti dhe mirëqenia e adoleshentëve në fokus, që sot e promovon Zyra regjionale e OBSH për Europë, përmban të dhëna të hollësishme për shëndetin mendor, raportet sociale dhe mirëqenien mendore të 227.441 fëmijëve të moshës shkollore 11, 13 dhe 15 vjeç, të 45 vendeve. Raporti vë në dukje se fëmijët e moshës shkollore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në mostër prej 4.685 nxënësve të tre grupmoshave dhe dy gjuhëve mësimore, maqedonase dhe shqipe, raportojnë për të dhëna shumë të rëndësishme në lidhje me shëndetin, shprehitë dhe sjelljet e tyre. Mes tyre, pyetjet për shëndetin mendor dhe social, shëndetin seksual dhe kujdesin për vete (të ushqyerit dhe aktiviteti fizik) kanë prioritet më të lartë, duke marë parasyshë periudhën prej disa cikleve hulumtuese, në të cilën shihet stagnim, ose rënie në këtë pyetje me relevancë të lartë për të rinjtë tanë.

Këtu vend të veçantë zënë shëndeti mendor dhe ai social, me dallime të larta mesgjinore dhe rritje të problemeve psikosomatike me moshë, veçanërisht te vajzat, si dhe mbështetja jo adekuate dhe kapacitetet e dobëta të të rinjëve për ballafaqim me sfidat e zhvillimit të tyre. Njëkohësisht, këtu janë edhe sjelljet e rrezikshme (konsumimi i alkoolit, të dehurit, duhanpirja dhe përvojat e hershme seksuale), më shpesh të shprehura mes djemëve dhe pa tendencë për zvogëlim me moshë, madje në disa cikle hulumtuese.

“Nuk ka shëndet pa kujdes për shëndetin mendor, nuk ka të rritur stabil, të kënaqur dhe të përgjegjshëm, pa të rinjë të sigurt, të përfshirë, të informuar dhe të respektuar, thotë  Lina Q. Unkovska, koordinatore nacionale e studimit. Nuk do të jetë e papritur, si pasojë e krizës me Kovid-19, të shohim edhe sa janë të “thyeshëm” ata të cilët nuk kanë pasur fëmijëri të sigurt dhe me përkujdesje”.

Gjendja në Republikën e Maqedonisë së Veriut

Raporti i tregon të gjeturat nga Studimi për sjelljen në lidhsmëri me shëndetin te fëmijët e moshës shkollore (HBSC), që realizohet çdo katër vite nën udhëheqjen e Lina Qostarova Unkovkës nga Qendra psikosociale dhe e aksionit të krizës (QPAK) – Malinska, në bashkëpunim të ngushtë me Institutin për shëndet publik, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, dhe Ministrinë e Shëndetësisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Krahasuar me rezultatet e vitit 2014, të rinjtë në vendin tonë raportojnë për dallime më të mëdha mes gjinore në pyetjet dhe temat kyçe nga jeta e të rinjve, si janë shprehitë me të ushqyerit, aktiviteti fizik, shëndeti emocional dhe social, sjelljet e rrezikshme, aktivitetet e lira, por edhe në “tabu” temat, si janë dhuna familjare, sjellja seksuale dhe keqtrajtimi.

Pikat kritike të ndryshimeve, ose stagnimit në shprehitë shëndetësore, qëndrimet dhe sjelljet e fëmijëve të tre grupmoshave, si dhe dallimet gjatë periudhës prej 2014-2018 janë të locuara në disa tema, si:

  • Shëndeti mendor

Akoleshentët kanë probleme shëndetësore mendore, duke filluar nga (pa)kënaqësia nga jeta, nëpërmjet simptomave psikosomatike (kokëdhimbje, dhimbje të stomakut, nervozë, shpërthim dhe probleme me gjumin) deri në periudha të gjata të padisponimit dhe disfunksionimit, të cilat zmadhohen me rritje në moshë, gjithnjë me dallime më të mëdha ndërgjinore, në llogari të vajzave. Të gjeturat tregojnë se çdo e dyta vajzë (45%) e 15 vjeçareve ka ndjerë simptoma depresive më shumë se dy javë në vazhdimësi, dhe paaftësi (34%) për tejkalim të gjendjes. Në krahasim me rezultatet e vitit 2014 nuk ka shmangie, me pak përmirësim te djemtë, por vetëm në moshën 11 dhe 13 vjeçe, ndërsa asnjë lloj lëvizjeje nuk vërehet në periudhë prej 13 deri 15 vjeç, që paraqet fushë kyçe të tranzicionit kah periudha me e pjekur e adoleshencës.

Shprehi në lidhje me të ushqyerit, mbipeshën dhe aktivitetin fizik
Proporcioni i nxënësve të cilët kanë një racion të përbashkët me prindërit e tyre është i lartë në krahasim me mesataret europiane. Kundrejt kësaj, fëmijët tanë ende janë, si edhe gjatë 10 vjeçarit të fundit, mes të parëve në Europë, që çdo ditë konsumojnë ëmbëlsira dhe pije të gazuara, janë me mbipeshë (veçanërisht djemtë). Zgjedhja e ushqimit jo të shëndetshëm nuk zvogëlohet me rritje të moshës, por përkundrazi, rritet, dhe nuk është në lishshmëri me mirëqenien ekonomike të familjes. Për dallim nga kjo, të ushqyerit e çdoditshëm me perime dhe fruta është dukur më e shpeshtë në familjet e pasura se sa në atë të varfërat.

  • Shëndeti social dhe mbështetja
    Pjesa dërmuese e të rinjve në Maqedoni jetojnë me të dy prindërit (83%). Besimi në familje dhe gadishmëria për të folur hapur me nënën dhe babanë në tema që i brengosin të rinjtë është e lartë. Me moshë zvogëlohet kjo hapshmëri ndaj babait, dhe kjo më shpesh ndodhë me vajzat.
    Sa i përket lidhshmërisë ndaj shkollës, nxënësit e Maqedonisë së Veriut, të cilët me vite ishin në majë mes 40 shteteve të Europës, Amerikës, Kanadasë dhe Rusisë, gjatë 12 viteve të fundit tregojnë në vazhdimësi tendencë të rënies së interesit për shkollën. Rënia zmadhohet edhe me moshë, te të dy gjinitë, që të arrihet deri në lidhshmëri vetëm te 29% e nxënësve që e duan shkollën. Në raport me pasurinë, vajzat prej familjeve me më pak pasuri, më së shumti e duan shkollën, ndërsa nxënëset prej familjeve të pasura janë më së shumti të ngarkuara me detyra shkollore. Mbështetja mes bashkëmoshatarëve ende është e lartë, kurse mbështetja nga arsimtarët është në rënie me rritje të moshës së fëmijëve, dhe më e ulët është te 15 vjeçarët, atëherë kur u është më shumë e nevojshme. Mbështetja ndaj vazjave, për dallim prej djemve, shumë më shpejt zvogëlohet.
  • Shëndeti seksual dhe dhuna familjare – “tabu tema” për të cilat me të rinjtë nuk flitet. Kur pyeten, të rinjtë përgjigjen edhe në tema që kanë të bëjnë me lidhjet e tyre të para intime, rënien në dashuri dhe përvojat seksuale. Të gjeturat tregojnë dallime të mëdha ndërgjinore, të shprehura në përgjigjet e tyre. Republika e Maqedonisë së Veriut është e ranguar mes pesë shteteve të para me disproporcion më të madh gjinor në përvojat seksuale mes djemve (38%) dhe vajzave (4%) të cilët kanë raportuar për raporte seksuale deri në moshën e tyre 15 vjeçe. Këto dallime janë rezultat i normave dhe roleve gjinore të qarta që iu nveshen djemve dhe vajzave në bashkësinë tonë. Sa i përket mbrotjes, 1/3 e të rinjëve seksualisht aktiv në Maqedoni, nuk kanë përdorur asnjë lloj mborjtjeje/kondom ose barëra kontraceptiv/, gjatë marrëdhënieve të fundit seksuale që i kanë pasur. Dhuna familjare, e gjurmuar në 8 vende, anëtare të Studimit, tregon proporcion të lartë, deri 35% të fëmijëve, nga R. e Maqedonisë së Veriut, me përvoja të çfarëdoqoftë dhune familjare (fizike, verbale, injorim, shqetësim seksual) me rritje të shkallës me moshë të fëmijëve. Në këtë drejtim, djemtë lajmërojnë ekspozim më të shpeshtë të dhunës familjare se sa vajzat.

Shëndeti dhe mirëqenia mendore janë më shqetësuese për regjionin europian

Raporti zbulon se mirëqenia e përgjithshme zvogëlohet ashtu si rriten fëmijët, me çka rreziku për rezultate më të këqija për shëndetin mendor është më i lartë te vajzat se sa te djemtë. Në 45 shtete të përfshira në këtë raport, një nga katër adoleshent tregon se më së paku një herë në javë ndjehet nervoz, shpërthyes ose nuk mund të flejë.

“Ajo që është i rritur numri i djemve dhe vajzave nga regjioni evropian që lajmërojnë për shëndet mendor të varfër– ndjenjë të pikëllimit, nervozës dhe irritimit – na brengos të gjithëve”, deklaroi dr-Hans Henri P.Kluge, drejtor regjional i OBSH për Europë. “Mënyra se si do të përgjigjemi në këtë problem që është në rritje do të jehojë me vite. Investimi te të rinjët, nëpërmjet, për shembull, sigurimit që të kenë qasje të lehtë deri te shërbimet për shëndet mendor, në përputhje me nevojat e tyre, do të sigurojë përfitim të trefishtë: shëndet, përfitim social dhe ekonomik për adoleshentët e sotëm, të rriturit e nesërm dhe gjeneratat e ardhëshme”, shoti ai.

Thuajse në një të tretën e shteteve, krahasuar me vitin 2014, raporti zbulon rritje të numrit të adoleshentëve që ndjehen të mbingarkuar me detyra shkollore dhe rënie të numrit të të rinjve të cilët raportojnë se e duan shkollën. Në pjesën më të madhe të vendeve lidhshmëria me shkollën përkeqësohet me moshë – kënaqësia nga shkolla dhe perceptimi për mbështetje nga bashkëmoshatarët zvogëlohet derisa presioni nga detyrat shkollore rritet.

“Brengosëse është kur shohim se adoleshentët tregojnë për më shume probleme në lidhje me shëndetin e tyre mendor dhe këtë porosi patjetër ta kuptojmë seriozisht sepse shëndeti i mirë mendor është kyç për adoleshencë të shëndetshme” tha d-r Xho Inçli, kordinator ndërkombëtar i HBSC studimit, nga Universiteti në Glazgov.

Pasqyra ndërkombëtare

Shëndeti dhe mirëqenia e adoleshentëve në fokus vë në dukje shumë të dhëna të rëndësishme, përfshirë:

  • Më pak se 1 nga 5 adoleshentë i respektojnë rekomandimet e OBSH për aktivitet fizik – nivelet janë zvogëluar në thuajse të tretën e shteteve, krahasuar me vitin 2014, veçanërisht te djemtë. Pjesëmarrja ngel veçanërisht e ulët te vajzat dhe adoleshentët më të rritur.
  • Shumica e adoleshentëve nuk i arrijnë rekomandimet nutritive aktuale, me çka zvogëlohet kapaciteti i tyre për zhvillim të shëndetshëm. Rreth 2 nga 3 adoleshentë nuk ushqehen mjaftueshëm me ushqim të pasur me materie ushqyese, ndërsa 1 prej 4 adoleshentëve hanë ëmbëlsira, kurse 1 prej 6 pinë pije të gazuara/lëngje me sheqer/çdo ditë/
  • Nivelet e mbipeshës dhe trashësia janë rritur nga viti 2014 dhe tani nga kjo vuajnë 1 nga 5 të rinjë, me proporcione më të larta mes djemëve dhe adoleshentëve më të ri; 1 nga 4 adoleshentë e përjetojnë veten si shumë të trashë, veçanërisht vajzat.
  • Konsumimi i alkoolit dhe duhanpirja vazhdojnë të zvogëlohen, por numri i konsumuseve të tanishëm të alkoolit dhe duhanit ngel i lartë te pesëmbëshjetëvjeçarët, kurse alkooli është substanca më e përdorur. Një nga pesë pesëmbëdhjetëvjeçarët (20%) është dehuar dy ose më shumë herë në jetë, kurse thuajse 1 nga 7 (15%) janë dehuar gjatë 30 ditëve të fundit.
  • Sjellja seksuale e rrezikshme: 1 nga 4 adoleshent të cilët kanë marrëdhënie seksuale nuk përdorin mbrojtje. Në moshën 15 vjeçare, 1 prej 4 djemëve (24%) dhe 1 prej 7 vajzave (14%) kanë raportuar se kanë pasur marrëdhënie seksuale.

Në kohën kur shpallet studimi më i ri i HBSC, me të gjeturat e vitit 2017/18, bota lufton me pandeminë Kovid-19. Studimi i radhës, që do ti prezantoj të dhënat e vitit 2021/2022 do të tregojë për ndikimin e pandemisë dhe gjithë ndryshimet që ajo i ka nxitur në jetën e të rinjve.

“Përfshirja e gjerë e pyetjeve që i kap studimi HBSC siguron shikim në jetën e adoelshentëve sot dhe duhet të na japë gjendje të dobishme iniciale për matjen e ndikimit të KOVID-19 te adoleshentët kur do të dalin të gjeturat e reja nga studimi i radhës në vitin 2020” , tha Martin Veber, menaxher i programit për shëndetin e fëmijëve dhe adoleshentëve. Zyra regjionale e OBSH për Europë. “Krahasimi i të dhënave do të na ndihmojë të masim se si periudhat e gjata të shkollave të mbyllura dhe ndalesat për lëvizje ndikojnë në interaksionet sociale si dhe në shëndetin fizik dhe mendor të të rinjve,”.

Linqe për raportin / pas embargos që mbaron më 19.05.2020 në ora 13.

Pjesa 1: Të gjetura kyçe, të kapshme në www.euro.who.int/en/hbsc-spotlight-vol1

Pjesa 2: Të gjetura kyçe, të kapshme nëwww.euro.who.int/en/hbsc-spotlight-vol2

Kontakt për media

Lina Qostarova Unkovksa,

Hulumtues kryesor – Koordinator i studimit për Republikën e Maqedonisë së Veriut

Qendra psikosociale dhe e aksionit të krizës (CPKA) – Malinska, Shkup

+ 389 3298 238

linacpca@gmail.com

https://hbscmacedonia.wordpress.com/

 

Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë së Veriut:
https://www.iph.mk/sq/

 

Sheruze Osmani Ballazhi, anëtare e timit hulumtues të Studimit për RMV

Fakulteti filozofik, Universiteti i Tetovës – Tetovë

078251774

sheruze.osmani@unite.edu.mk

 

Tina Kiaer
WHO Regional Office for Europe Communications Officer
(45) 30 36 37 76
kiaert@who.int

 

Në lidhje me studimin HBSC (Health Behavior in School aged Children)

Studimi i HBSC i ndjek përvojat e të rinjve më shumë se 35 vjet dhe është mjeti kyç për identifikim të avansimit në raport me numrin e madh të indikatërove shëndetësor dhe social, kurse zbulon sfera brengosëse që mund të kërkojnë investim të përbashkët në raport me politikat dhe intervenimet praktike.

Të dhënat nga HBSC përdoren në nivel shtetëror, regjional dhe ndërkombëtar që të arrihet në shikime të reja për shëndetin, mirëqenien e adoleshentëve, që të kuptohen determinantët social të shëndetit dhe të ofrohen informacione për politikat dhe praktikat që të përmirësohet jeta e të rinjve në regjionin europian dhe në Kanada.

Qendra ndërkombëtare për kordinim të HBSC është me seli në Universitetin e Glazgovit, Mbretëria e Bashkuar. Të dhëna shtesë në lidhje me studimin dhe shtetet pjesëmarrëse janë të kapshme në www.hbsc.org