- Kemi një traditë 90 vjeçare;
- Kemi cilësi;
- Mund të keni besim në punën që bëjmë dhe të na kontaktoni në çdo kohë për informacione;
- Ne jemi udhërrëfyes për ruajtjen e shëndetit publik dhe për krijimin e politikave shëndetësore;
- Marrim pjesë në veprimtarinë arsimore të universiteteve në Republikën e Maqedonisë:
- Universitetin „Sh. Kirili dhe Metodi”
- Universitetin Shtetëror të Tetovës
- Universitetin e Evropës Juglindore
- Universitetin „Goce Dellçev” – Shtip
- Bëjmë aktivitete për ndërgjegjësimin e popullatës për një stil të shëndetshëm të të jetuarit;
- Përgatisim dhe shpërndajmë informacion për ruajtjen e shëndetit, vlerësimin e rreziqeve dhe parandalimin dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve;
- Përgatisim dhe shpërndajmë informacion, udhëzues, fletushka për ruajtjen e shëndetit, vlerësimin e rreziqeve dhe parandalimin dhe mbikëqyrjen e sëmundjeve kronike joinfektive;
- ISHP përgatit dhe mirëmban regjistrin për kancerin, diabetin
- ISHP është Qendër rajonale për Zhvillimin e shërbimeve të shëndetit publik në rrjetin shëndetësor të Evropës Juglindore;
- ISHP është Institucion referent për diagnostikimin e HIV dhe ka një Këshillimore funksionale për HIV/SIDA-n për këshillim dhe testim falas dhe anonim për HIV;
- Ne kemi laborator radiologjik (MKC EN ISO/IEC – 17025 – 2006) dhe laborator për rrezatimin jonizues;
- ISHP ka laborator të akredituar për analizë të ujit (MKC EN ISO/IEC 17025- 2006);
- Laborator të akredituar për analizë të ndotësve dhe ekotoksikologji (MKC EN ISO/IEC 17025- 2006);
- Laborator të akredituar për analizë të cilësisë të ushqimit (MKC EN ISO/IEC 17025- 2006);
- Laboratorë funksionalë të virusologjisë të akredituar nga OBSH (të vetmet në Republikën e Maqedonisë) dhe laboratorë të bakteriologjisë dhe parazitologjisë;
- Bëjmë kontrolle preventive: kontrolle sanitare, kontrolle të personave të ekspozuar ndaj rrezatimit jonizues dhe kontrolle sistematike;
- Kujdesemi për cilësinë e ujit të pijshëm;
- Kujdesemi për sigurinë e gjësendeve të cilat i përdorim në jetën e përditshme;
- Kujdesemi për sigurinë dhe shëndetin e punonjësve në vendin e punës;
- Kujdesemi për zbatimin e higjienës dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor si parakusht për një jetë të shëndetshme;
- Kemi laborator për analiza hematologjike dhe biokimike
- Marrim pjesë në përgatitjen e akteve ligjore dhe nënligjore në fushën e mjekësisë preventive dhe ruajtjes së mjedisit jetësor;
- Kemi kapacitete laboratorike për analizë dhe kontroll të barnave dhe pajisjeve ndihmëse mjekësore;
- Zbatojmë aktivitetet e projekteve;