Nga 10-11 mars të vitit 2016 në Bratisllavë, Sllovaki u mbajt takimi i përbashkët i grupit punues të Rrjetit evropian për mbikëqyrje të HIV/SIDA-s, organizuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë për Evropë (WHO/Europe) dhe Qendra Evropiane për mbikëqyrje të sëmundjeve infektive (ECDC).

Në këtë takim morën pjesë 53 shtete të Rajonit evropian, si dhe përfaqësues të zyrave rajonale, si dhe profesionistë nga lëmia e mbikëqyrjes të  ХИВ/СИДА, ECDС, UNICEF, IUSTI, EMCDDA, Global fund, Komisioni Evropian, përfaqësues të zyrës të OBSH për Evropë, Instituti i shëndetit publik, Qendra Amerikane për kontroll të sëmundjeve infektive, përfaqësues të shoqërisë civile, OJQ, etj.

Maqedonia u përfaqësua nga Prim. dr. Zharko Karaxhovski nga Instituti shëndetit publik, kontakt nacional për dërgimin e të dhënave për HIV/SIDA drejtuar OBSH-së dhe Qendrës Evropiane për mbikëqyrje të sëmundjeve infektive, si dhe Koordinator nacional për sëmundjet infektive, gjegjësisht, person përgjegjës për këmbimin e të dhënave.

Qëllimi i këtij takimi ishte diskutimi në lidhje me mbikëqyrjen e të dhënave, si dhe përdorimi i tij në Informimin nacional për parandalimin dhe kontrollimin e HIV, përmes konstruimit të një mbikëqyrjeje të bazuar në HIV kontinumin për kujdes, fillimisht në Evropë dhe Azi Qendrore.

Pikat kryesore të diskutimit:

  • mundësimi i azhurnimit të zhvillimeve të fundit globale dhe rajonale të rasteve me HIV,
  • këmbimi i përvojave dhe praktikave përmes Formatit evropian për raportim dhe zbatim të vlerësimit të personave që jetojnë me HIV/SIDA
  • diskutim për zbatimin e mëtejshëm të testimeve për HIV,
  • hulumtim për mundësitë për lidhje të mbikëqyrje të rasteve në nivel Evropian.
  • rishqyrtimi i të dhënave për drejtime të ardhshme për ruajtje më të mirë të të dhënave për HIV/SIDA-n.
  • analizë dhe ekzistim  i një baze të reviduar të të dhënave, direktiva të mëtejme për grumbullim dhe analizë të të dhënave për trajtimin e sëmundjes, supresionit viral dhe vdekjes.