risk-communication-workshop-2022

Nga data 13-14 shtator 2022, në Stokholm, Suedi, u mbajt një seminar dyditor për komunikimin me rrezik i organizuar nga Qendra Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve Infektive (ECDC), me ligjërues nga e gjithë bota: ECDC, Ministria e Shëndetësisë e Italisë, Spanja, Instituti i Shëndetit Finlandë, Universitetet e Danimarkës, Belgjikës, Amerikës, Fondacionit Euroaziatik.

Nga viti 2020, Qendra Evropiane për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve Infektive (ECDC) implementon Iniciativën e BE-së për Sigurinë Shëndetësore, e cila ka për qëllim të krijojë kapacitete rajonale dhe persona kompetentë për parandalim dhe kontroll të sfidave që i parashtrojnë sëmundjet infektive, si dhe për të intensifikuar bashkëpunimin rajonal ndërmjet vendeve.

Në këtë punëtori ishin të ftuar dhe morën pjesë përfaqësues nga Instituti i Shëndetit Publik i RMV-së, Spec. Dr. Katerina Qirkoviq Kolevska, Dr. Ina Trajkovska, Dr. Ardian Preshova.

Qëllimi i përgjithshëm i këtij seminari ishte që të theksohen dhe të diskutohen qasjet e komunikimit me rrezik, duke përdorur sfidat e reja nga pandemia e COVID-19 dhe shembuj të tjerë, për të theksuar rëndësinë dhe zbatimin e tij si një aspekt në menaxhimin dhe reagimin e suksesshëm ndaj epidemive të sëmundjeve infektive.

Trajnimi është i dedikuar për punonjësit e shëndetit publik në institutet kombëtare të shëndetit publik dhe ministritë e shëndetësisë, të cilët punojnë aktivisht për tu përgjigjur ndaj epidemive të sëmundjeve infektive dhe të cilët janë të përkushtuar, si një hap drejt përforcimit të kapaciteteve në vend, për të përcjellë njohuritë e fituara nga trajnimi në mjedisin e tyre profesional.