Imunizim

PYETJE: Ju lutem të më tregoni se kur do fillojë të përdoret vaksina pesëvalente për foshnjat në Maqedoni? Nipi im është në moshë kur duhet ta pranojë këtë vaksinë, por meqë kjo vaksinë ende mungon në vendin tonë, a duhet të presim deri sa të fillojë të përdoret apo ta pranojë atë që po përdoret tani?

Vera D.

PËRGJIGJE: Për të marrë përgjigje në pyetjen tuaj duhet të drejtoheni pranë Ministrisë së shëndetësisë, pranë Sektorit për mbrojtje shëndetësore preventive, si organ kompetent për zbatimin e vaksinave të reja ose për ndryshim të Kalendarit të imunizimit.

Për momentin ende nuk ka filluar të përdoret vaksina pesëvalente, gjegjësisht gjashtëvalente, por ka paralajmërime se mund të fillojnë të përdoren nga viti i  ardhshëm.

Deri më atëherë, të gjithë fëmijët, edhe nipi Juaj do duhet të vaksinohen sipas Kalendarit ekzistues të imunizimit me vaksinat që përdoren tani.

Sektori për kontroll dhe parandalim  të sëmundjeve infektive
Departamenti për mbikëqyrjen e imunizimit

LISTERIOZA

PYETJE: Për nevojat e punimi tim seminarik kam nevojë për informacion në lidhje me situatën me listeriozën në Republikën e Maqedonisë. Ju lutem të më përgjigjeni

Student i studimeve postdiplomike nga Shkupi

PËRGJIGJE: Në përputhje me legjislacionin në RM Listerioza, si sëmundje që i prek njerëzit duhet raportuar detyrimisht pranë institucioneve kompetente. Sipas të dhënave për sëmundjet infektive me të cilat disponon ISHP, gjegjësisht sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive, në këto 15 vitet e fundit (1998 – 2012) në vendin tonë nuk është regjistruar asnjë rast me listeriozë tek njerëzit.

Por,në pajtim me sistemin për raportim të detyrueshëm të izolateve mikrobiologjike/ shkaktarëve të sëmundjeve infektive të vërtetuar në ndonjë mënyrë tjetër, ISHP ka regjistruar katër raportime për  Listeria monocitogenes të vërtetuar në vitin 2012 (në gjak dhe një në likuor).

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

EKOLOGJI

PYETJE: Poliklinika Gjorçe Petrov paraqet një kërcënim direkt për banorët e pallatit që gjendet në rrugën Bulevardi Armata e kuqe, nr. 20 e që ndodhet 30 metra larg nga Poliklinika që ka sistem qendror të ngrohjes me dru, e meqë oxhaku i tyre është i shkurtër në të shumtën e rasteve i gjithë tymi vjen drejt e tek pallati. Duhet reaguar shpejt që Poliklinika të lidhet me sistemin e ngrohjes qendrore, ose të fillojë të aplikojë ngrohje me energji elektrike, ose të gjendet një zgjidhje tjetër ekologjike, sepse nëse vazhdon gjendja e këtillë, kjo gjë do të ishte e barabartë me GJENOCID. Kemi frikë se në furra digjen edhe mbeturina mjekësore, sepse ndonjëherë ndjehet edhe era e plasmanit të djegur. Shpresojmë që këtij problemi do i qaseni me sinqeritet sepse bëhet fjalë për shëndetin e njerëzve, e sidomos sepse bëhet fjalë për shëndetin e FËMIJËVE DHE FOSHNJAVE.

Banor i pallatit në Gj. Petrov

 

PËRGJIGJE: Për të marrë përgjigje duhet të drejtoheni pranë Ministrisë së ekologjisë, në njësinë e saj rajonale në Komunën Gjorçe Petrov.

 

Sektori i ekologjisë shëndetësore

SHIRINGAT DHE HIV

PYETJE: Jam një shtatzënë dhe tre javë më parë shkela një shiringë e cila depërtoi nëpër këpucë. Dua të bëj test për HIV RNA PCR. Dua të di nëse ky test është për HIV1 apo për HIV2? Gjithashtu dua të di diçka për saktësinë dhe çmimin që duhet paguar për testin? Gjithashtu dua të di nëse ka rrezik që gjatë testimit të infektohem me HIV në laboratorët Tuaj. Ju lutem të më përgjigjeni!

Banore e Shkupit

 

PËRGJIGJE: Ekzistojnë disa mënyra të infektimit me HIV:

  1. Marrëdhënie seksuale të pambrojtura (pa prezervativ)
  2. Transfuzionit të gjakut me gjak të kontaminuar me HIV
  3. Shkëmbim i gjilpërave dhe shiringave me gjak tek përdoruesit intravenoz të drogave
  4. Nga nëna tek fëmija, nëse nëna është HIV pozitive

 

Shkelja e një shiringe nuk duhet të paraqesë një rrezik të madh infektimi me HIV, sepse nuk e dini nëse është e përdorur, nëse në të ka pasur ose nuk ka pasur gjak, pra nëse e ka përdorur dikush për ndonjë qëllim. Gjatë lëndimeve të lëkurës mund të ekzistojë rrezik më i madh nga Hepatiti virusal B ose C.

Testin për HIV mund ta bëni në dy institucionet referente për testimin e HIV dhe atë falas. Është plotësisht i saktë dhe bëhet në mënyrë anonime.

  • Në Institutin e shëndetit publik (ndërtesa e MSH-së, hyrja anësore në repartin e pranimit)
  • Në klinikën e sëmundjeve infektive dhe gjendjeve febrile në Shkup.

 

Laboratori i virusologjisë disponon me teste për zbulimin e antitrupave HIV, si dhe për zbulimin e antigjenit HIV p24. Klientja mund të vijë në Institutin tonë ku do mund ta bëjë testin shpejt, në kohë, dhe në mënyrë të sigurt. Nëse doni lloje të tjera testimi  (ELISA, PCR) duhet të keni kartona jeshil dhe udhëzim nga mjeku juaj amë.

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

VAKSINIMI

PYETJE: Do kisha dashur të më jepni informacion në lidhje me sëmundjet infektive në Shri Lankë dhe në Malezi. Nuk jam e sigurt nëse jam drejtuar në vendin e duhur, por më intereson a ka nevojë të merren vaksina (sepse në internet lexoj që rekomandohet vaksinimi kundër Hepatitit, etheve të verdha, malaria...). A kryhet vaksinimi kundër këtyre sëmundjeve në Institutin tuaj dhe sa kushton?

Referent i pavarur në Bankën Komerciale

PËRGJIGJE: Të gjitha të dhënat rreth vaksinimit (ose hemioprofilaksës) për udhëtarët në komunikacionin ndërkombëtar, si dhe vetë aktine  vaksinimit ose pranimin e preparateve mjekësore për hemioprofilaksë kundër disa sëmundjeve të caktuara infektive, në përputhje me legjislacionin në Maqedoni dhe legjislacionin shëndetësor ndërkombëtar dhe rekomandimet e institucioneve adekuate, mund t’i gjeni në Qendrën e shëndetit publik përkatëse, ose në njësinë e saj rajonale. Për qytetin  Shkupit, mund të drejtoheni në Qendrën e shëndetit publik në rrugën “Aradhe e 3-të maqedonase”, nr. 18 (pas stacionit të ri të trenit).

 

Sektori për kontroll dhe parandalim të sëmundjeve infektive

GONO – ÇAJ

PYETJE: Ka dalë në shitje një çaj Gono për tretjen e gurëve në veshka e për të cilin shitësi deklaron se është testuar në Institutin e shëndetit publik të Republikës së Maqedonisë. Nëse keni mundësi, ju lutem më tregoni nëse Gono – çaji ka certifikat nga instituti juaj me të cilin vërtetohet se ai është i sigurt për përdorim.

Dragica Ljubevska

 

PËRGJIGJE: Gono-çaji është testuar në laboratorët e akredituar të Institutit të shëndetit publik të RM-së dhe është vërtetuar siguria e tij shëndetësore. Instituti jonë nuk është përgjegjës sa i përket diagnozës për të cilën shitësi thotë se ka efekt ky çaj. Në lidhje me këtë ju duhet të drejtoheni tek Instituti i farmakologjisë dhe toksikologjisë pranë Fakultetit të mjekësisë. Nuk kemi njohuri as edhe për ndonjë studim i cili do jepte përgjigje për këtë pyetjen tuaj.

 

Sektori për kontroll dhe analizë të barnave