• Zbaton veprimtari statistiko-shëndetësore përmes mbledhjes, kontrollimit dhe përpunimit kompjuteristik të të dhënave statistiko-shëndetësore nga raporte statistiko-shëndetësore individuale dhe grupore;
  • Përmes përpunimit kompjuteristik të të dhënave azhurnon dhe publikon regjistrat kombëtar “Regjistrin për kancerin në Republikën e Maqedonisë”, “Regjistrin për sëmundjen e sheqerit në Republikën e Maqedonisë”, përgatit publikime për personat e trajtuar në mbrojtjen shëndetësore primare “Morbiditeti ambulator-poliklinik në Republikën e Maqedonisë” dhe personat e trajtuar në stacionarët e reparteve spitalore “Morbiditeti spitalor dhe mortaliteti në Republikën e Maqedonisë”;
  • Evidenton me saktësi kuadrot në shëndetësi me ndihmën e një baze efikase të të dhënave;
  • Bashkëpunon me institucione dhe organizata kombëtare dhe ndërkombëtare (si OBSH, EUROSTAD, BE, etj.) për azhurnimin dhe zbatimin e të rejave në veprimtarinë që ushtron;
  • Mbikëqyr përpunimin statistikor të raporteve për punën e organizatave shëndetësore;
  • Merr pjesë në përgatitjen e programeve për hulumtime statistikore në fushën e shëndetësisë;
  • Merr pjesë në përgatitjen e udhëzuesve metodologjiko-profesional për zbatimin e hulumtimeve statistikore në fushën e shëndetësisë;
  • Përgatit indikatorët shëndetësor kombëtar;
  • Merr pjesë në përgatitjen e formularëve për të dhënat, dokumentacionin dhe raportet mjekësore;
  • Realizon mbikëqyrjen profesionale në fushën e statistikave shëndetësore në organizatat shëndetësore;
  • Koordinon punën profesionale në fushën e statistikave shëndetësore në institucionet shëndetësore publike dhe shërbimeve rajonale të instituteve;
  • Merr pjesë në zhvillimin e projekteve për sistemin e informacionit shëndetësor në Republikë;
  • Merr pjesë në përgatitjen e planeve operative për futjen e programeve aplikative;
  • Bën analizën dhe vlerësimin e të dhënave statistikore;
  • Merr pjesë në veprimtarinë arsimore dhe kryen trajnimin profesional të punonjësve shëndetësor dhe bashkëpunëtorëve me profile të ndryshme gjatë stazhit të shërbimit dhe atij specialistik dhe lloje të tjera të përsosjes profesionale në fushën e statistikës shëndetësore;
  • realizon edukimin dhe trajnimin profesional të personelit mjekësor nga profile të ndryshme nga fusha e statistikës shëndetësore, informatikës në shëndetësi dhe përpunimit elektronik të të dhënave nëpërmjet kurseve dhe seminareve si dhe inspektime në terren në organizatat shëndetësore me ndihmë metodologjiko-profesionale dhe trajnim;

Në Qendër bëjnë pjesë këto njësi:

  • Departamenti për përpunimin statistikor, analizë të të dhënave shëndetësore dhe rregullimin e regjistrave
  • Departamenti për IT menaxhment në shëndetësi dhe arkivim të të dhënave shëndetësore
  • Departamenti për edukim, publikim dhe informacion