Dipl.Ing i informatikës Armend Iseni

Departamenti i kryen këto aktivitete:

  • Përgatitjen e detyrave programore dhe programeve për shfrytëzimin e bazës së të dhënave;
  • Analizimin e zgjidhjeve software-ike me qëllim përmirësimin e projektimit të programimit;
  • Azhurnimin dhe kompletimin e dokumentacionit programor për përpunim elektronik dhe shfrytëzim optimal të të dhënave;
  • Plotësimin dhe përsosjen e sistemit informatik shëndetësor (SI)
  • Bashkëpunimin me shfrytëzuesit gjatë vendosjes dhe ndërtimit të SI;
  • Krijimin e pamjes së informatave dalëse dhe përgatitjen e sistem analizave;
  • Përpunimin e udhëzimit për përgatitje dhe përfshirje të të dhënave nëpërmjet SI;
  • Ndjekjen dhe analizimin e funksionimit të SI;
  • Administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve operative, bazave të të dhënave dhe zgjidhjeve aplikative software-ike që janë në përdorim në ISHP;
  • Administrimin dhe mirëmbajtjen e zgjidhjeve aplikative software-ike;
  • Mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik të ISHP-së dhe të gjitha lidhjet e tjera komunikative;
  • Sigurimin e arkivimit të sigurt dhe në kohë të të dhënave;
  • Administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemeve për sigurinë e të dhënave nga hyrja e paautorizuar dhe shfrytëzimi, që janë në interes të ISHP-së;
  • Administrimin dhe mirëmbajtjen e sistemit për mbrojtje nga viruset të sistemit informatik të ISHP-së;
  • Kujdesin për përdorimin në rregull dhe funksionimin e infrastrukturës së nevojshme për funksionimin e pajisjeve kompjuterike (energji, mbrojtje kundër zjarrit, aklimatizim, kontroll i lëvizjes në sallën e sistemit);
  • Përgatitjen e publikimeve, informatave, analizave, broshurave dhe materialeve të tjera nëpërmjet in-design-it në format PDF për nevojat e Qendrës për përpunim statistikor të të dhënave shëndetësore, publicistikë dhe edukim, si dhe për nevojat e të gjithë sektorëve të ISHP-së në RMV-së dhe Ministrisë së shëndetësisë të R. së Maqedonisë së Veriut;
  • Mirëmbajtjen teknike të teknologjisë kompjuterike dhe të tjera (kompjuterë, shtypës, skanerë, pajisje audio-video dhe të tjera) që përdoren në ISHP dhe mirëmbajtjen e rrjetit kompjuterik;
  • Kryerjen e vlerësimit të materialit arkivor dhe përgatitjen e regjistrit të materialit arkivor;
  • Përpunimin e planit të shenjave arkivore dhe listës së materialit arkivor me vlerë permanente;
  • Ruajtjen dhe manipulimin me shembujt arkivor sipas ligjit për material arkivor dhe akteve nënligjore;
  • Inventarizimin e materialit të dokumentuar dhe përgatitjen e tij për ruajtje dhe shlyerje;
  • Aplikimin e masave për mbrojtjen e materialeve arkivore dhe dokumenteve nga dëmtimi fizik dhe kimik;
  • Renditjen sistematike të materialit arkivor me qëllim dorëzimin tek arkivi i R. së Maqedonisë së Veriut;