Departamenti i kryen këto aktivitete:
- Grumbullimin e vazhdueshëm kryerjen e kontrollit matematikor, logjik dhe kontrollit të përfshirjes, si dhe korrigjimin e të dhënave nga evidencat statistikore-shëndetësore të përgjithshme dhe individuale të organizatave shëndetësore nëpërmjet të QSHP;
- Grumbullimin e vazhdueshëm dhe kryerjen e kontrollit logjik dhe kontrollit të përfshirjes, si dhe korrigjimin e të dhënave nga evidencat individuale;
- Futjen e të dhënave në programe software-ike adekuate aplikative;
- Përpunimin dhe analizën e të dhënave të futura shëndetësore-statistike;
- Kryerjen e kontrollit logjik dhe matematikor të të dhënave të përpunuara;
- Përgatitjen e raporteve vjetore dhe gjysmë vjetore shëndetësore-statistike në nivel të Republikës;
- Mbajtjen e regjistrave për sëmundjet joinfektive;
- Përgatitjen e informatave, publikimeve, programeve dhe materialeve të tjera nëpërmjet përpunimit statistikor të të dhënave;
- Ndjekjen e përpunimit statistikor të raporteve për punën e organizatave shëndetësore, morbiditetin e caktuar dhe kuadrin shëndetësor;
- Kryerjen e edukimit nga fusha e statistikës shëndetësore të kuadrove medicinale nga profile të ndryshme dhe shqyrtime në teren me ndihmë profesionale-metodologjike dhe trajnim në organizatat shëndetësore dhe në QSHP.
- Koordinimin e punës profesionale në fushën e statistikës shëndetësore në qendrat e shëndetit publik në Republikën e Maqedonisë së Veriut nëpër njësitë rajonale të QSHP;
- Kryerjen e analizave dhe zgjidhjeve projektuese dhe propozimin e masave për përmirësimin e projektimit dhe programimit;
- Pjesëmarrjen në përgatitjen e programeve për hulumtime statistikore në fushën e shëndetësisë;
- Pjesëmarrjen në përgatitjen e udhëzimeve profesionale-metodologjike për aplikimin e hulumtimeve statistikore në fushën e shëndetësisë;
- Ndjekjen e aplikimit të Programit për hulumtime statistikore në fushën e shëndetësisë;
- Propozimin dhe pjesëmarrjen në aplikimin e metodave të reja të punës dhe organizimit të veprimtarisë shëndetësore – statistikore;