Të nderuar,

Duke shikuar titullin e shkrimit më sipër fitohet një përshtypje se ushiqimi të cilin e konsumon popullata në Republikën e Maqedonisë është i ndotur me metale të rënda. Për këtë arsye, duam të sqarojmë se:

– Të dhënat e e marra nga Raporti i Institutit të shëndetit publik për vitin 2017 janë të sakta, por është bërë një interpretim i gabuar i rezultateve. Në 7 mostra të produkteve ushqimore të importuara janë vërtetuar sasi më të mëdha të plumbit, por këto produkte i nënshtrohen inspektimit dhe duke pasur parasysh faktin që nuk janë të sigurta, ato nuk lëshohen në treg. Prandaj, nuk mund të nxirret përfundimi se popullata konsumon ushqim me metale të rënda.

– Sa i përket pjesës së tekstit ku flitet për produktet dietetike (në të cilin bëjnë pjesë ushqimi për foshnja me bazë qumështin, ushqimi për fëmijë të vegjël, ushqimi me qëllim të caktuar mjekësor dhe shtojcat e ushqimeve), Ju informojmë se mostrat e parregullta për shkak të pranisë të sasive më të mëdha të metaleve të rënda, i përkasin vetëm një lloji të shtojcave të ushqimit, i cili për shkak të nevojës për një kontroll më të madh të sigurisë të tij u soll disa herë për analizë në laboratorët tanë nga ana e shërbimeve të inspektimit. Edhe ai produkt nuk është lëshuar në treg.

Me respekt,

Instituti i shëndetit publik i Republikës së Maqedonisë,

06.02.2019