Indeksi aktual i cilësisë së ajrit për Shkupin është 191 (sipas IQAir) dhe kategorizohet si “i pashëndetshëm”, d.m.th si jashtëzakonisht i keq (i varfër) sipas Indeksit Evropian të cilësisë së ajrit (EEA) për shkak të përqendrimeve të rritura të grimcave PM2.5 dhe PM10 që janë pesë herë mbi vlerën kufitare të Direktivës së BE-së dhe madje 20 herë mbi vlerën kufitare të Udhëzimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Kjo vlen për stacionet matëse në Shkup, Veles, Kavadar Manastir (24 dhjetor 2022, ora 14:00).

 

Çfarë do të thotë kjo për shëndetin e njerëzve?

Disa individë mund të përjetojnë efekte shëndetësore, ndërsa individë të tjerë që bëjnë pjesë tek grupet e cenueshme mund të përjetojnë efekte shëndetësore më serioze.

 

Cilët individë janë më të ndjeshëm dhe më të rrezikuar? Cilat janë grupet më të ndjeshme të popullatës?

Për fëmijët nga 0-5 vjet, personat e moshuar, personat me sëmundje kronike, shtatzënat, të sëmurët nga astma dhe me SMOK personat që punojnë në mjedise të hapura, personat me diabet, por edhe duhanpirësit) rreziku nga shfaqja e dëmtimeve të rënda në zemër rritet për 3-4 herë. Ata me sëmundje respiratore ekzistuese janë më të rrezikuar.

Edhe pse të rinjtë dhe fëmijët mbi 5 vjeç nuk bëjnë pjesë në grupet e popullatës me rrezik të lartë, kjo nuk do të thotë se shëndeti i tyre nuk mund të ndikohet nga ekspozimi afatshkurtër ndaj përqendrimeve të larta të ndotësve.

Prandaj, për të parandaluar efektet e mundshme të dëmshme shëndetësore të suspenduara (grimcave lundruese) të cilat aktualisht janë rritur në mënyrë drastike, Instituti i Shëndetit Publik rekomandon:

 

Për qytetet me cilësiekstremisht të keqe të ajrit

  • Qëndroni në shtëpi nëse nuk keni nevojë të dilni jashtë.
  • Qëndroni në shtëpi ose zvogëloni sforcimin fizik, sidomos jashtë dhe sidomos nëse keni simptoma të tilla si kollë ose dhimbje të fytit.
  • Të rriturit dhe fëmijët me probleme të mushkërive, të rriturit me probleme të zemrës dhe të moshuarit duhet të shmangin aktivitetin e rëndë fizik.
  • Gratë shtatzëna duhet të qëndrojnë në shtëpi.
  • Njerëzit me astmë mund të kenë nevojë të përdorin më shpesh inhalatorin e tyre. Nëse duhet të dilni jashtë, vëndoni maska ​​me efikasitet të provuar.
  • Personat me sëmundje kronike duhet ta marrin me rregull terapinë dhe nëse është e nevojshme, nëse ndjejnë simptoma, duhet ta kontaktojnë menjëherë mjekun amë ose spitalin.
  • Shmangni qëndrimin dhe aktivitetet në natyrë (sporte, rekreacion).

Ова се однесува не само на чувствителните групи, туку и на децата и младите кои што повеќе време Kjo vlen jo vetëm për grupet e ndjeshme, por edhe për fëmijët dhe të rinjtë që kalojnë më shumë kohë jashtë, dhe veçanërisht për personat që janë të angazhuar profesionalisht dhe punojnë në mjedis të hapur.

  • Gjatë qëndrimit jashtë mbani maska mbrojtëse me efikasitet të dëshmuar.

Efekti është i dyfishtë, mbron edhe nga grimcat e suspenduara (lundruese) ashtu nga viruset e stinës (gripi, ftohja, përfshirë këtu edhe SARS-CoV).

  • Mos i hapni dritaret në shtëpinë tuaj.
  • Përdorni një pastrues ajri (për personat veçanërisht të ndjeshëm me astmë, sëmundje kronike – sëmundje të frymëmarrjes ose të qarkullimit të gjakut dhe fëmijët e vegjël dhe gratë shtatzëna).
  • Konsumoni ushqime të pasura me vitamina (antioksidantë – vitaminë A, vitaminë C dhe E, beta-karoten, likopen, luteinë, selen, mangan dhe të tjera), kryesisht të pranishme në fruta dhe perime
  • Konsultohuni me mjekun tuaj. Vizitoni mjekun tuaj të përgjithshëm ose klinikën shëndetësore nëse nuk ndiheni mirë ose përjetoni ndonjë efekt negativ nga ndotja e ajrit.

 

Për më shumë informacion për indeksin aktual  për cilësinë e ajrit vizitoni këto faqe:

https://airindex.eea.europa.eu/Map/AQI/Viewer/ ose

https://www.iqair.com/north-macedonia/skopje

 

Ndërsa  për më shumë informacion për rekomandimet shëndetësore lidhur me cilësinë e ajrit ose për ndonjë problem tjetër shëndetësor publik, vizitoni faqen e Institutit të Shëndetit Publik Të RMV-së:

https://www.iph.mk/

 

 

24.12.2022